• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BE I RRITI TAKSËN PËR MAKINAT ELEKTRIKE/ “Hakmerret” Kina, nis hetim për djathërat dhe gjizën nga Europa
Home
Nderkombetare

BE I RRITI TAKSËN PËR MAKINAT ELEKTRIKE/ “Hakmerret” Kina, nis hetim për djathërat dhe gjizën nga Europa

22 August, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Hakmarrja serviret e ftohtë dhe këtë më mirë se kushdo po e bën Kina, përkundrejt BE-së. Pak pasi Bashkimi Europian vendosi tarifa më të larta për makinat e prodhuara nga Pekini që hyjnë në tregun e unionit, vendi Aziatik përgjigjet me një hetim për nënproduktet evropiane të qumështit, si djathërat dhe gjiza.

Djathërat e freskët, gjiza dhe disa produkte qumështi e kremi përfunduan në lupën e hetimit të Pekinit, pas një kërkese të paraqitur në fund të korrikut nga Shoqata e Industrisë së Qumështit në Kinë. Pekini, duke analizuar një sektor me vlerë qindra milionë euro, tha se hetimi do të ketë të bëjë me skemat e subvencionimit të nisur deri në fund të marsit 2024 dhe çdo dëm të pësuar nga industria kombëtare kineze midis fillimit të vitit 2020 dhe marsit të kaluar.

Në hetim pritet të jenë planet kombëtare të subvencionimit në Irlandë, Austri, Belgjikë, Itali (në veçanti, ato për sigurimin e bagëtive dhe logjistikën e qumështit), Kroaci, Finlandë, Rumani dhe Republikën Çeke.
Hetimi pritet të përfundojë brenda një viti dhe është i pari hap drejt vendosjes së taksave dhe gjobave, ndërsa pritet të pasohet nga një hetim për konjakun francez.

Siç raporton Il Sole 24 Ore, duke cituar të dhënat e doganave kineze, BE-ja është furnizuesi i dytë më i madh i produkteve të qumështit në Kinë, me të paktën 36% të vlerës totale të importeve në 2023 pas Zelandës së Re.

Sipas të dhënave të Eurostat, vitin e kaluar Bashkimi ka eksportuar 1.7 miliardë euro djathë dhe produkte qumështi, e barabartë me 9.5% të totalit të eksporteve.

Më 20 gusht, Brukseli konfirmoi synimin e tij për të vendosur tarifa deri në 37% për importet e makinave elektrike kineze, përveç tarifës ekzistuese prej 10% për të gjitha automjetet e importuara në Evropë. Reagimi i Kinës pas këtij vendimi ishte i pritshëm, duke pasur parasysh presionin dhe tonin e përdorur javët e fundit.

Vendimi i Brukselit për të rritur tarifat për makinat elektrike është cilësuar nga Pekini si “proteksionizëm” dhe “konkurrencë e pandershme në emër të konkurrencës së ndershme”. Dhe acarimi është rritur për shkak të trajtimit preferencial që u është bërë nga BE-ja makinave Tesla të prodhuara në Kinë, tarifat e importit të të cilave janë ulur në 9% nga 20.8% që ishin më parë.

Ministria e Tregtisë në Pekin ka siguruar se do të marrë “të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur me vendosmëri të drejtat dhe interesat legjitime” të kompanive kineze, ndërsa Shoqata Kineze e Prodhuesve të Automobilave (Caam) dhe organizata e fuqishme e prodhuesve të automjeteve Dragon, u ankua për “rreziqe të mëdha dhe pasiguri” në lidhje me operacionet dhe investimet e kompanive në BE.

Si rezultat, aksionet e prodhuesve të makinave elektrike në Kinë pësuan humbje të mprehta në bursat e Hong Kongut, Shangait dhe Shenzhenit. Nio dhe Xpeng humbën 2% , ndërsa Geely Auto dhe Saic rreth 0.50%.

Reagimi negativ i tregjeve lidhet me faktin se prodhuesit kinezë të makinave e kanë pësuar tashmë goditjen. Në korrik, kur detyrimet hynë në fuqi përkohësisht, 45% më pak makina elektrike u regjistruan në BE nga Dragon.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MACRON NË BEOGRAD MË 29-30 GUSHT/ Vuçiç i qahet Rusisë për Kosovën: Po hapin urën e Ibrit me dhunë
Previous article "KEMI PËRMIRËSUAR SHËRBIMIN E AUTOBUSËVE..."/ Veliaj: Çdo stacion me tabelë informuese elektronike

s.autor

Postime të ngjashme

ISHIN BASHKË NË VARKË/ Zhduket bashkëshorti i ministres italiane Botë

ISHIN BASHKË NË VARKË/ Zhduket bashkëshorti i ministres italiane

TENSIONE TË REJA NË GJIRIN PERSIK/ Teherani paralajmëron: Mos prekni marrëveshjen për Hormuzin Botë

TENSIONE TË REJA NË GJIRIN PERSIK/ Teherani paralajmëron: Mos prekni marrëveshjen për Hormuzin

TEMPERATURAT EKSTREME/ OBSH: Mbi 1 mijë e 300 viktima në Europë Botë

TEMPERATURAT EKSTREME/ OBSH: Mbi 1 mijë e 300 viktima në Europë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT