• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MACRON NË BEOGRAD MË 29-30 GUSHT/ Vuçiç i qahet Rusisë për Kosovën: Po hapin urën e Ibrit me dhunë
Home
Rajon

MACRON NË BEOGRAD MË 29-30 GUSHT/ Vuçiç i qahet Rusisë për Kosovën: Po hapin urën e Ibrit me dhunë

22 August, 2024 s.autor Rajon

Serbia i kërkon ndihmë Rusisë për Kosovën, veçanërisht në lidhje me hapjen e urës së Ibrit. Presidenti Aleksandër Vuçiç takoi në Beograd ambasadorin e Moskës, Aleksandër Boçan Kharçenko.

Ai njofton përmes Instagramit se pati një bisedë të hapur dhe sinqertë me diplomatin e Putinit për tema me interes për Serbinë dhe Rusinë, si dhe qëndrimet e Beogradit në lidhje me trendet aktuale gjeopolitike globale.

“Temë e veçantë e diskutimit ishte situata në Kosovë. Shpreha shqetësimin e thellë për pasojat e mundshme të hapjes me forcë të urës në Ibër, si dhe për aktivitetet e tjera të planifikuara të regjimit të Prishtinës, të drejtuara kundër popullit serb në Kosovë. Përsërita mirënjohjen time për Rusinë për mbështetjen e vazhdueshme diplomatike për Rezolutën 1244, si garancia e vetme ndërkombëtare për mbijetesën e serbëve në Kosovë”, tha Vuçiç.Për çështjen e urës së Ibrit ka folur edhe ministri i jashtëm serb, Marko Gjuriç. Për mediat në Beograd tha se me hapjen e saj, Kosova po bën përpjekje kundër dialogut dhe fuqive të mëdha duke larguar atë që e konsideroi “një mburojë simbolike dhe reale të sigurisë dhe mbrojtjes së serbëve”.

Ai shtoi se Serbia pret që KFOR-I dhe vendet e QUINT-it të ngrihen për mbrojtjen e popullit serb. Ndërkohë, janë konfirmuar datat e vizitës së presidentit të Francës në Beograd.

Emmanuel Macron qëndron në Serbi më 29 dhe 30 gusht, ndërsa arsyeja e vizitës nuk është bërë e ditur. Vuçiç pret lajme nga Macron për avionët e luftës Rafal, ndërsa siç bën zakonisht do të ankohet për atë që e konsideron “kërcënim të jetës së serbëve në Kosovë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E DYFISHTË NË VELIPOJË/ Gjykata lë në burg Zyber Zagradin dhe Mario Palin, zbardhet dëshmia e kamarierit para togave të zeza
Previous article BE I RRITI TAKSËN PËR MAKINAT ELEKTRIKE/ “Hakmerret” Kina, nis hetim për djathërat dhe gjizën nga Europa

s.autor

Postime të ngjashme

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT