Ambasada Amerikane në Tiranë ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që janë fejuar me një shtetas apo shtetase amerikane.
Përmes një postimi në Facebook, ambasada e SHBA thotë se personi juaj i zemrës duhet të dorëzojë për ju peticionin për vizën K-1 pranë USCIS.
“Keni rënë në dashuri këtë verë dhe jeni fejuar? Nëse i fejuari juaj është qytetar amerikan, atëherë ai ose ajo duhet të dorëzojë peticionin për vizën K-1 pranë USCIS për ju. Duhen disa muaj për shqyrtimin e peticionit, ndaj aplikoni sa më shpejt”, është thirrja ambasadës amerikane në Tiranë, në faqen zyrtare në Facebook.



