• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
JEHONË TURIZMIT/ Media spanjolle “El Cronista” shkruan për Shqipërinë: Vizitoni plazhet e destinacionit mesdhetar me kosto të ulët
Home
Sociale

JEHONË TURIZMIT/ Media spanjolle “El Cronista” shkruan për Shqipërinë: Vizitoni plazhet e destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

31 July, 2024 s.autor Aktualitet, Sociale

Destinacioni me plazhet më të mrekullueshme parajsore për t’u vizituar këtë verë – pa shpenzuar shumë para – është Shqipëria!, sipas një artikulli të botuar në të përditshmen spanjolle “El Cronista”.

Në këtë periudhë të vitit, shumë turistë spanjollë kanë planifikuar destinacionet e tyre të pushimeve verore. Megjithatë, ka ende shumë njerëz që presin momentin e fundit për të vendosur!

Prandaj, duhet të keni parasysh shumë faktorë: transportin, akomodimin, ushqimin dhe aktivitetet – të cilat të gjitha së bashku – mund të ndikojnë në buxhetin tuaj!

Ekzistojnë një sërë destinacionesh më të lira se Spanja – ndër të cilat ne rekomandojmë vendin mesdhetar, Shqipërinë – ku shpenzimet për ushqimin apo vizitat turistike do të jenë më të ulëta se në vendet e njohura dhe më të shtrenjta.

Shqipëria – vendi evropian me plazhe parajsore

Shqipëria është një destinacion magjepsës, me peizazhe malore, plazhe mahnitëse, ushqim të nivelit të lartë dhe gjithashtu një vend shumë i lirë.

Vendi mesdhetar është ende një diamant i pacënuar që pret të zbulohet nga shumë vizitorë.

Aktualisht, fluturimet vajtje-ardhje nga Spanja kushtojnë 53 euro – duke e bërë atë destinacionin më të lirë për pushime jashtë vendit.

Shqipëria ka një natyrë të egër, një ndërthurje të kulturës se Lindjes dhe Perëndimit – dhe laget nga detet Jon dhe Adriatik në një vijë bregdetare prej rreth 400 kilometrash me ujëra blu transparente.

Fluturimet direkte nga Barcelona dhe Madridi për në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, u mundësuan një vit më parë.

Që nga viti 2014 – Shqipëria është një vend kandidat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian (BE), monedha aktuale është leku dhe kostoja e jetesës është e përballueshme.

Akomodimi me qira nga një individ, kushton 10 euro nata, menuja ditore kushton 5 euro dhe një krikëll birrë kushton 1 euro.

Krahas kostos së udhëtimit, shpenzimet në vend nuk janë shumë të larta. Ushqimi, vizitat në pikat turistike apo aktivitetet e tjera ofrohen me çmime të lira.

Duke qenë shumë afër Spanjës, nuk do të shpenzoni shumë për udhëtimin në Shqipëri – dhe do të vini re se çmimet janë dukshëm më të lira se në Spanjë.

Plazhet magjepsëse, qytetet historike plot me vizitorë dhe kultura të ndryshme do të jenë atraksione të shkëlqyera për t’u eksploruar!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh vritet në Iran, grupi palestinez: Përshkallëzim serioz
Previous article ZBËRTHIMI I APLIKACIONIT SKY ECC/ SPAK operacion në Elbasan, Tiranë e Durrës, janë lëshuar mbi 30 urdhër-arreste

s.autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës Aktualitet

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit Aktualitet

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave Aktualitet

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT