Ismail Haniyeh, një nga liderët kryesorë të Hamasit, u vra së bashku me një truprojat e tij në Iran. Grupi i Hamasait ka njoftuar vdekjen e tij, duke thënë se rezidenca e tij “u godit në Teheran dhe si rezultat i këtij incidenti, ai dhe një nga truprojat e tij ranë dëshmorë”.
Ushtria izraelite mori përgjegjësinë për sulmin në një ndërtesë në jug të Bejrutit si përgjigje ndaj masakrës së Majdal Shams, ku një raketë e lëshuar nga Libani vrau 12 fëmijë. Por, për vrasjen e liderit të Hamasit, Izraeli ende nuk ka reaguar.


