• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ish-ministri i LSI sulmon ministren e Drejtësisë për ekstradimin e Seitajt: More janë në terezi këto
Home
Shqipëri

Ish-ministri i LSI sulmon ministren e Drejtësisë për ekstradimin e Seitajt: More janë në terezi këto

29 January, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Vijon gjykimi i te gjitha çeshtjeve me dy standarde nga ana e opozites shqiptare dhe konkretisht ish ministrit te drejtesise se LSI.

Nese per marrjen e disa perkthimeve nga dosja italiane te hetimit te grupit te Habilajve, madje duke abuzuar me emrin e Saimir Tahirit dhe per me teper ngritja e nje akuze ndaj ish ministrit te Brendshem, u quajt e sakte dhe jo zedhenesi per prokurorine italiane, ekstradimi ne Itali i nje te akuzuarit dhe ndaluari per llogari te drejtesise italiane quhet skandal tashme.

Keshtu, esktradimi i Nezar Seitit në Itali solli reagimin edhe ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.

Përmes një reagimi shumë të ashpër në rrjetet sociale, ku nuk i kursen akuzat për ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

“Po çfarë është kjo Ministre e Drejtësisë e Republikës së Shqipërisë apo zëdhënëse e qeverisë Italiane?!”, – shkruan Manjani ndër të tjera.

Postimi i plote i Manjanit ne rrjetin social:

Reagim skandaloz e i papërgjegjshëm.

Ministrja e Drejtësisë në një reagim të fundit të saj, ndër të tjera, thotë se “ …. ekstradimi duhej bërë sepse duhej treguar seriozitet para Italianëve…”

More janë në terezi këto apo jo?!

Po çfarë është kjo Ministre e Drejtësisë e Republikës së Shqipërisë apo zëdhënëse e qeverisë Italiane?!

Mirë që mohon ligjin Shqiptar, sipas të cilit askush që po hetohet nga drejtësia jonë nuk mund të ekstradohet, po mohon dhe veten e saj?!

Para dy ditësh njoftoi zyrtarisht se “nuk e dinte që i ekstraduari ishte nën hetim nga drejtësia jonë”. Mbi këtë njoftim iu përveshëm Prokurorisë dhe mirë bëmë. Por, sot kjo tregon se e paska ditur dhe se “është e bindur se ka bërë mirë që e ka ekstraduar”.

Çfarë bëhet kështu?! Me kë tallen këta?

Lere po ka gjetur kohë të merret dhe me politikë dhe me opozitën!!!

Ç’hyn opozita këtu?! Ç’i bëri opozita asaj që merr pjesë në një krim kundër drejtësisë së vendit të saj?!

Sinqerisht, nuk kisha ndërmend, për arësye etike, të merresha me një Ministër Drejtësie! Por rasti tejkalon çdo etikë.

Ka shkelur ligjin dhe rëndë madje! Ka kryer një ekstradim pa verifikuar asnjë të dhënë zyrtare dhe me pasojë të rëndë, për drejtësinë!

Do kishte qenë e udhës që kjo të pranohej dhe menjëherë të kërkonte Riekstradimin e personit!

Mbase kështu do ja kishte falur opinioni dhe drejtësia shqiptare!

Por kjo sjellje nuk shkon! Nuk pranohet kjo arrogancë!

Ende besoj se dikush brenda prokurorisë së shtetit do reagojë. Ndoshta edhe vetë Zonja Marku që duket se e kanë rrethuar me shërbëtorë të Rilindjes!

Nëse sheh përtej atij rrethimi, mbase vepron!

Nuk shkon më me ping-pong, as me arrogancë! Nuk shkon!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mesazhi i Neymar: Ata janë pasuria ime
Previous article Paulo Dybala “ndez” sfidën e Atalanta-s me… gishtin e mesit

g.autor

Postime të ngjashme

A ËSHTË HEQUR NON GRATA? Departamenti i Shtetit pranon se ka aplikuar përjashtime për vizë në rastin e Berishës Politikë

A ËSHTË HEQUR NON GRATA? Departamenti i Shtetit pranon se ka aplikuar përjashtime për vizë në rastin e Berishës

DITA E 12 E PROTESTËS/ Rama ironizon me foto të realizuar me IA: Të raftë zilja në pikë t’zhegut Politikë

DITA E 12 E PROTESTËS/ Rama ironizon me foto të realizuar me IA: Të raftë zilja në pikë t’zhegut

NGJARJA E MALIQIT/ Lamallari përgjigjet në Kuvend: Hetim i plotë për vrasjen e efektivit Mekolli Politikë

NGJARJA E MALIQIT/ Lamallari përgjigjet në Kuvend: Hetim i plotë për vrasjen e efektivit Mekolli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT