• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“I KA TË GJITHA MUNDËSITË”/ Meta flet për presidentin e zgjedhur Bajram Begaj dhe tregon çfarë do të bëjë pas 25 Korrikut: Nis një ngritje e fuqishme
Home
Politikë

“I KA TË GJITHA MUNDËSITË”/ Meta flet për presidentin e zgjedhur Bajram Begaj dhe tregon çfarë do të bëjë pas 25 Korrikut: Nis një ngritje e fuqishme

22 June, 2022 s.autor Politikë

Kreu i shtetit Ilir Meta foli mbrëmjen e sotme për pasardhësin në postin e presidentit Bajram Begaj. Ai deklaroi se ai i ka të gjitha mundësitë për të përmbushur me sukses dhe dinjitet detyrën e presidentit e republikës.

“Nuk kam asnjë koment. I uroj suksese, sikurse e kam bërë këtë gjë publikisht dhe personalisht. Mendoj se i ka të gjitha mundësitë, për të përmbushur me sukses dhe me dinjitet detyrën e Presidentit të Republikës, duke respektuar gjithmonë edhe profilin e tij.

Presidenti i Republikës është një Institucion, ku pavarësisht se janë shumë kompetenca të qarta, gjithë secili i jep individualitetin e tij këtij Institucioni, përmes të veçantave që ka sipas profilit, backgroundit dhe natyrës”, tha Meta në Fax News.

Ai deklaroi se ka bindjen se demokracia do të rivendoset në Shqipëri më fortë se kurrë ndonjëherë me themelet më të shëndosha.

“Këtu gjithçka që prodhohet nga regjimi, është për të dekurajuar njerëzit, që nuk ka shpresë, që të gjithë të nënshtrohen, që të gjithë të pranojnë shkeljen e të drejtave të tyre. Dhe e gjitha kjo mendoj është një propagandë, për të cilën ka vetëm një përgjigje, pesimizmi është humbje kohe.

Unë jam i sigurt që demokracia do të rivendoset në Shqipëri, më e fortë se ka qenë ndonjëherë dhe në themelet më të shëndosha që ka ekzistuar ndonjëherë më parë. Jam i bindur që populli shqiptar do të ketë shumë shpejt mundësinë dhe të drejtën të ushtrojë sovranitetin e vetë përmes referendumeve dhe jo përmes këtyre këshillimeve, sondazheve qesharake, të cilat flasin në emër të shqiptarëve. Shqiptarët nuk janë as pa sy, as pa gojë, as pa vesh, as pa duar që të mos flasin vetë. Do të vij shumë shpejt momenti që ata do të flasin vetë”, tha Meta.

Kreu i shtetit shtoi se nga data 25 Korrik do të jetë në një udhëtim të ri për të takuar të gjithë bashkëpunëtorët për një Shqipëri më të mirë.

“Unë do të jem në një udhëtim të ri nga data 25 Korrik. Do të jetë një udhëtim i gjatë dhe do të kemi kohë t’i takojmë të gjithë, të bashkëpunojmë me të gjithë ata të cilët duan një Shqipëri më të mirë, jo vetëm për veten e tyre, por në veçanti për fëmijët e tyre dhe kjo është një përgjegjësi e të gjithë neve.

Pasi vendi ka bërë hapa serioz pas, në të gjitha aspektet. Tani po vjen momenti i një ri, një ngritje e fuqishme dhe e pandalshme”, deklaroi presidenti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONFLIKTI GREQI-TURQI/ Media helene zbulon takimin në restorantin latin që mund të ndryshojë fatet e Egjeut dhe detajet nga skenari “i dështuar” amerikan
Previous article PARALAJMËRON eksperti i kriminalistikës: Prokuroria belge po heton lidhjet mes krimit evropian dhe politikës shqiptare

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJA PËR AVOKATIN E POPULLIT/ Shtyhet seanca për të enjten, Peleshi: S’mund të bllokosh Kuvendin se s’të pëlqen dikush Breaking News

PËRPLASJA PËR AVOKATIN E POPULLIT/ Shtyhet seanca për të enjten, Peleshi: S’mund të bllokosh Kuvendin se s’të pëlqen dikush

TENSIONE NË KUVEND/ Opozita nuk lëshon foltoren dhe shkëmben replika me Peleshin. Ndërpritet seanca Politikë

TENSIONE NË KUVEND/ Opozita nuk lëshon foltoren dhe shkëmben replika me Peleshin. Ndërpritet seanca

KUVEND/ Berisha: Rama u tërhoq nga Reforma territoriale, po vijon axhendën për shpopullimin e vendit Politikë

KUVEND/ Berisha: Rama u tërhoq nga Reforma territoriale, po vijon axhendën për shpopullimin e vendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT