• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PARALAJMËRON eksperti i kriminalistikës: Prokuroria belge po heton lidhjet mes krimit evropian dhe politikës shqiptare
Home
Aktualitet
Kronikë

PARALAJMËRON eksperti i kriminalistikës: Prokuroria belge po heton lidhjet mes krimit evropian dhe politikës shqiptare

22 June, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka deklaruar se prokuroria belge po heton lidhjet që mund të ekzistojnë midis krimit evropian dhe politikës shqiptare. Ndërsa shtoi se duhet pritur se si do të jetë rezultati.

Ai vuri në dukje gjithashtu se hashashi shqiptar shkon në Turqi dhe shkëmbehet me klering.

“Tashmë hashashi ynë shkon në Turqi dhe shkëmbehet me klering. Hashashi sintetik, ka efekt pesë fish nga hashashi normal. Jep efektin e heroinës dhe këto kohë kemi dëgjuar që kanë kaluar në overdozë për shkak të hashashit. Hashashi sintetik është i rrezikshëm…Është pesëfishuar përdorimi i brendshme i hashashit është trefishuar përdorimi i kokainës në Shqipëri. Ende nuk është hetuar skema e ‘pica conecttion’ gjatë kohës së pandemisë…Është bërë një skemë shumë organizuar për shpërndarjen e hashashit dhe kokainës.”, tha ai për News 24.

Eni Ferhati: Vendimi për të legalizuar kanabis për qëllime mjekësore mund të keqkuptohet në disa zona të thella të vendit. Para se të arrijmë në këtë hap duhet një fushatë shumë e mirë…

A mendoni se kjo sipërmarrja bëhet pa vullnet politik?

Eksperti i Kriminalistikës: Gjatë një vizitë në Belgjikë në Ministrinë e Jashtme mu konfirmua që janë disa çështje që po hetohen nga ana e prokurorisë belge dhe jo vetëm për lidhje të mundshme midis krimit të organizuar europian , shqiptar dhe strukturave të caktuara të politikës shqiptare të shohim se do të dalë rezultati.

Eni Ferhati: Janë diku rreth 30 shtëpi bari të evidentuara nga policia vetëm për këtë vit. Zonat në risk janë ato klasike, Malësia e Krujës, e Shkodrës, lumi i Vlorës po ashtu edhe në zonën e Gjirokastrës ka disa zona. Pra janë zona me terren të thyer dhe që autoritetet të kenë kontroll në mënyrë periodike…

Më tej eksperti i kriminalistikës, u shpreh se gjyqtarët dhe prokurorët kanë një legjislacion i cili krijon shumë terren që këto të korruptohen.

“Gjyqtarët dhe prokurorët kanë një legjislacion për t’u korruptuar”, tha ai.

I pyetur për lidhjen mes punonjësve të policisë dhe drejtësisë me trafikantët, ai theksoi se organizatat kriminale nuk kanë rregulla të shkruara. Eksperti i kriminalistikës: Shteti punon me rregulla, organizatat kriminale nuk kanë gjëra të shkruara.

A keni nga agjencia për mbrojtjen policore një numër të zyrtarëve, të policëve që janë duke u hetuar për lidhje me kriminelë?

Eni Ferhati: Janë një sërë institucionesh. Çështja e radarëve është një çështje që diskutohet prej vitesh. Vjet kam qenë brenda qendrës operacionale për monitorimin detar…Kam biseduar me drejtorin e kësaj qendre. Një nga dyshimet që ka pasur në atë kohë se si mund të fikej një radar ishte të hiqej energjia elektrike dhe kjo ka ndodhur.

Eksperti i Kriminalistikës: Radarët po ashtu bombardohen me zhurmues…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "I KA TË GJITHA MUNDËSITË"/ Meta flet për presidentin e zgjedhur Bajram Begaj dhe tregon çfarë do të bëjë pas 25 Korrikut: Nis një ngritje e fuqishme
Previous article BALLKANI I HAPUR/ Meta: Iniciativë hibride që synon të dobësojë Kosovën dhe të faktorizojë Beogradin! Procesi i Berlinit, solid dhe…

s.autor

Postime të ngjashme

"PLAS" SHERRI NË QENDËR TË TIRANËS/ Shoferi i autobusit dhe i makinës godasin njëri-tjetrin me leva Aktualitet

"PLAS" SHERRI NË QENDËR TË TIRANËS/ Shoferi i autobusit dhe i makinës godasin njëri-tjetrin me leva

ARRESTIMI DHE DËNIMI ME BURG I 34-VJEÇARES BASHKË ME FOSHNJËN/ Reagon Drejtoria e Burgjeve: Kemi hartuar një plan... Aktualitet

ARRESTIMI DHE DËNIMI ME BURG I 34-VJEÇARES BASHKË ME FOSHNJËN/ Reagon Drejtoria e Burgjeve: Kemi hartuar një plan...

PUNËSIMI I MUÇI SHALJANIT NË POLICI/ Dënohen dy ish-zyrtarët e Policisë Aktualitet

PUNËSIMI I MUÇI SHALJANIT NË POLICI/ Dënohen dy ish-zyrtarët e Policisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT