• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BALLKANI I HAPUR/ Meta: Iniciativë hibride që synon të dobësojë Kosovën dhe të faktorizojë Beogradin! Procesi i Berlinit, solid dhe…
Home
Politikë

BALLKANI I HAPUR/ Meta: Iniciativë hibride që synon të dobësojë Kosovën dhe të faktorizojë Beogradin! Procesi i Berlinit, solid dhe…

22 June, 2022 s.autor Politikë

Presidenti Ilir Meta e cilësoi nismën rajonale Ballkani i Hapur një iniciativë që synon të dobësojë Kosovën dhe ta paraqesë atë si një faktor jo bashkëpunues.

“Mendoj se edhe situata në Shqipëri që është toleruar për një kohë të gjatë të degradojë në këto nivele, ka si shkak pikërisht, një koncesion që është bërë për një politikë minuese ndaj pozitës së Kosovës nga ana e Kryeministrit aktual. Këto nuk mendoj se kanë të bëjnë me ndonjë paranojë të caktuar të askujt, por janë të bazuara në fakte dhe të vërteta. Siç është deklarata e tij në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në mbledhjen solemne, se sipas tij në një të ardhme të shpejtë dy vendet do të kishin një President. Pra me një mesazh të qartë, që Kosova nuk do të jetë një subjekt i pavarur në Kombet e Bashkuara.

Së dyti, hedhja në gjyq e Kryeministrit të Kosovës nga Kryeministri i Shqipërisë, nuk kanë rëndësi emrat, është një fakt, është një fakt i rëndë që regjistrohet kudo, që nuk i shërben as Kosovës, as Shqipërisë, dhe as marrjes në një konsideratë më serioze të gjithë shqiptarëve. Pastaj kjo çështja e Ballkanit të Hapur, e Novisadit, e Mini-Shengenit, se janë ndërruar nja tre emra, është e qartë se është një iniciativë e cila synon të dobësojë Kosovën, ta paraqesë atë si një faktor jo bashkëpunues, por destruktiv”, tha presidenti.

Ai u shpreh se kjo nismë faktorizon Beogradin në mënyrë të pamerituar kur dihet qëndrimi i tyre për çështjen e Kosovës. Meta u ndal edhe te sjelljet në raport me Malin e Zi dhe politikat e caktuara ndaj Bosnje Hercegovinës.

“Njëkohësisht të faktorizojë në mënyrë të pamerituar Beogradin, kur dihet, qëndrimi i tyre është shumë destruktiv për çështjen e Kosovës dhe jo vetëm. Kemi sjelljet e tyre në raport me Malin e Zi, apo politikat e caktuara ndaj Bosnjë-Hercegovinës. Ndërkohë, dihet që është Procesi i Berlinit, i cili është një proces solid, një proces që ka një kujdestari europiane, ka instrumente financiarë që mbështetet, ku janë të përfshira katër liritë, dhe ku Kosova është e barabartë, si gjithë të tjerët.

Kështu që këto lloj iniciativash hibride, përçarëse, synojnë thjesht të forcojnë regjimet autokratike në rajon. Por, kurrsesi të forcojnë bashkëpunimin rajonal përmes partneritetit, dhe të përshpejtojnë integrimin evropian të vendeve tona”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARALAJMËRON eksperti i kriminalistikës: Prokuroria belge po heton lidhjet mes krimit evropian dhe politikës shqiptare
Previous article KANABIS DHE PUSHTET/ Si u përfshinë në trafik droge truprojat e Saimir Tahirit

s.autor

Postime të ngjashme

DIPLOMOHET 67 OFICERË TË RINJ NGA AKADEMIA E FA/ Rama: Kemi forcat më të mirëpaguara të rajonit Politikë

DIPLOMOHET 67 OFICERË TË RINJ NGA AKADEMIA E FA/ Rama: Kemi forcat më të mirëpaguara të rajonit

"DO RRITEN SHPENZIMET PËR MBROJTJEN"/ Ministri Ermal Nufi: Forcat e Armatosura do të modernizohen Politikë

"DO RRITEN SHPENZIMET PËR MBROJTJEN"/ Ministri Ermal Nufi: Forcat e Armatosura do të modernizohen

PAKETA E MALEVE/ Rama: 90% e kritikëve janë profile fallco! Pas tyre qëndrojnë sorrat e opozitave parlamentare dhe imagjinare Politikë

PAKETA E MALEVE/ Rama: 90% e kritikëve janë profile fallco! Pas tyre qëndrojnë sorrat e opozitave parlamentare dhe imagjinare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT