*Alfred Peza
Ka ndodhur që edhe ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini, të flasi me superlativa për policinë shqiptare.
I njohur për qëndrimet e tij kundër shqiptarëve, megjithëse në kulmin e fushatës elektorale për Parlamentin Europian, Salvini ka bërë një postim në facebook, që u pasqyrua menjëherë në mediat e dy anëve të “Adriatik”-ut.
Ndërkohë në Shqipëri, sot u arrestua i dyshuari i pestë për supergrabitjen e miliona eurove në pistën e aeroportit të Rinasit dhe opozita shqiptare heshti. Ashtu siç heshti për 4 arrestimet e tjera dhe vrasjen gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, të Admir Muratajt i njohur si koka e këtij krimi të bujshëm.
Postimi i Mateo Salvinit:
Bledar Ibrahimi 28 vjeç u arrestua në Shqipëri, pasi kërkohej për terrorizëm ndërkombëtar.
Në shtëpinë e tij në Milano janë gjetur pajisje kompjuterike, gjurmë të kontakteve me fundamentalistët islamikë dhe dokumente e video që lavdëronin xhihadin islamik.
Hetuesit dhe policia jonë ka bërë një punë të shkëlqyer. Gjithashtu falënderoj policinë e Tiranës për punën mjaft të mirë.
Asnjë lëshim ndaj kriminelëve dhe fanatikëve të cilët na sjellin luftë në shtëpinë tonë.