Sot u arrestua grabitësi i dytë për ngjarjen në Rinas, ndërsa është i pesti në total i vendosur në pranga. Elton Pikli është një personazh i njohur në Krujë, ai punon si kasap, ndërsa në 2011 ka qenë kandidat për këshillin bashkiak të Krujës, por nuk ka arritur që të fitojë, pasi ishte i shtati në listën shumë emërore. Kasapi kandidoi nën siglën e partisë “Aleanca Arbnore Kombëtare”.
Policia e Shtetit në njoftimin e shpërndarë për mediat theksonte sot se Pikli është arrestuar në kuadër të hetimeve për veprat penale të “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal”, ”Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” “Vrasje e Punonjësve të Policisë “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.