• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“HUFFINGTON POST ITALIA”: Një mësim nga Shqipëria, në ndihmë të menjëhershme ndaj popullit afgan
Home
Breaking News

“HUFFINGTON POST ITALIA”: Një mësim nga Shqipëria, në ndihmë të menjëhershme ndaj popullit afgan

17 August, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në një kohë kur e gjithë bota po ndjek me drithërimë situatën në Afganistan, me marrjen e pushtetit në duart e talebanëve, Huffington Post Itali në një artikull të tij sot, e konsideron një gjenocid që po ndodh para syve tanë. Burra, gra, të moshuar, adoleshentë dhe fëmijë të detyruar të ikin pa qëllim për të kërkuar strehim nga persekutimi i talebanëve që pushtuan Kabulin. Nuk është rastësi që kjo po ndodh tani; për ata që nuk janë të rinj në historinë bashkëkohore, ata e dinë mirë se vendimi i Biden për të tërhequr trupat nga toka afgane mund të jetë një strategji e pastër në lidhje me atë që do të ndodhë në muajt e ardhshëm, në shfaqjen e fronteve të reja në tabelën gjeopolitike botërore.

Por ndërsa e gjithë bota mbetet e tronditur nga video mesazhet dhe fotot që na mbërrijnë prej andej, në artikullin e shkruar nga gazetarja shqiptare Anita Likmeta, vlerësohet zgjedhja e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për të ofruar një strehë të përkohshme është lajm me rëndëi për ata që i largohen persekutimit. Gazetarja thekson se Rama e bëri këtë Njoftim në një postim të gjatë  në Facebook duke shpjeguar arsyet që e shtyn të vepronte menjëherë.

“Ai kujton se në Shqipëri gjetën strehë hebrenjtë, dhe asnjë prej atyre dy mijë personave që u larguan nga regjimi i Hitlerit nuk iu dorëzuan nazistëve. Kështu, përveçse një mësim për Perëndimin, Edi Rama lider i një demokracie të re të një vendi me popullsi më të madhe muslimane, mori dhe një pozicion të qartë që tingëllon si një paralajmërim ndaj “sentiment-it” (shën. Përkthyesit: ndjesisë) të pështjelluar dhe kontradiktore të përhapur në demokracitë perëndimore me atë që po ndodh në Afganistan: e sigurtë është se talebanët janë nazistët e mijëvjeçarit të ri”, shkruan Huffington post.

Por, teksa shprehet e lumtur për këtëvendimarrje të Atdheut të saj të lindjes,  gazetarja e Huffington post Italia thotë se ndryshimi mes dy kulturave të vdekjes siç janë nazistët dhe talebanët qëndron në faktin se për nazistët ishte çështje e pohimit të superioritetit të një race nga një tjetër, ndërsa për talebanët është çështje e pohimit të superioritetit të gjinisë: objektivi i vërtetë i talebanëve është një patriarkalizëm i çmendur dhe pervers, që ka si qëllim asgjësimin fizik dhe moral të gruas.

Sipas saj, zhvlerësimi dhe ribashkimi i grave është një fakt stërgjyshor i shumë kulturave në botë. Këto zakone të rrënjosura nuk mund të vihen në diskutim, natyrisht, dhe në Afganistan. Ata që sot largohen nga ajo tokë, ata që kapen pas avionëve, janë burra e gra që kanë përqafuar idealet perëndimore të barazisë dhe që refuzojnë ti nënshtrohen sërish një kulture kriminale që pranon të martojë vajzat 8 vjeçe dhe më pas i varros të nesërmen e natës së parë të martesës.

“Më vjen ndërmend një film shqiptar që më ka prekur shumë (14 vjec dhëndërr): një familje e pasur, të paktën krahasuar me varfërinë kolektive, vendos të martojë djalin e vetëm në moshën 14 vjeç me një vajzë 20-vjeçare, të fuqishme por nga një familje e varfër, për të bërë punët e shtëpisë. Vajza kundërshton sa të mundet, madje dhe duke ikur e duke u ngjitur në çatinë e shtëpisë, duke kërcënuar me vetëvrasje. E ëma i përgjërohet të martohet për t’i dhënë mundësinë motrave të saj të rriten disi më mirë. E mundur nga ndjesia e fajit, e reja Marigo pranon. Një skenë e filmit që rrëfen kushtet e grave në Shqipërinë rurale të atyre viteve: Marigo, si shumë gra të tjera, gjatë kthimit në fshat nga fushat, mban mbi supe ngarkesën me dru, si një mushkë me samarr. Dy burra, që pinin kafenë, vëzhgojnë me kënaqësi kthimin e grave nga fushat. “Jemi burrat më me fat! Në botë nuk ka gra si tonat”, thotë një prej tyre. Por tjetri i përgjigjet: “Jo miku im, nuk janë ato më të mira, jemi ne më të mirë: të na shërbejnë është më e pakta që mund të bëjnë” shkruan gazetarja shqiptare Likmeta.

Në fund, artikulli i Huffington post mbyllet me fjalinë se kush e ka njohur këtë botë, dhe është liruar prej saj me shumë mund, sot po dërgon avionët e shpëtimit në Kabul dhe hap dyert e strehimit për refugjatët afgan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BASHKOHUNI KUNDËR TALIBANËVE..."/ Zëvendësi i parë i Ghanit vetëshpallet President kujdestar i Afganistanit
Previous article ARRESTOHEN.../ "Fluturonte" në rrugë me 202 km/h, policia gjobit 41-vjeçarin nga Holanda dhe...

F.autor

Postime të ngjashme

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Breaking News

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë Aktualitet

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut Aktualitet

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT