Tashmë ajo është bërë personazh i njohur në gjithë Shqipërinë. Bëhet fjalë për Ruzhdie Xhekën nga Tunja e Gramshit që shpëtoi jetën e 15 vjeçarit Ledion Dollani ka kafshimi i gjarpërit. Vetë Rruzhdia tregon se e ka me mjaft pasion profesionin dhe se është e papërtuar ditën dhe natën. Ja si shprehet ajo për rastin në fjalë:
Prej 18 vitesh punoj në qendrën shëndetësore Tunjë. E kam me pasion profesionin.
Sapo u njoftova u nisa për të shpëtuar një jetë, jetën e një djali 15 vjeçar. U nisa nga qendra dhe pas 40 minutash arrita. Kishte një frymëmarrje të thellë. Kishte zbehje dhe pulsin nuk ia kapja dot. Marr doktoreshën në telefon dhe i tregoj këto shenja klinike dhe veproj. Ia pastrova zonën përreth. E shtypa që të nxirrja helmin.
Pikësynimi i parë është vetëm të shpëtojmë jetë njerëzish. Këtu është terren i thyer malor. Njerëzit kanë nevojë për ndihmë të shpejtë mjekësore. Mund edhe të kisha rrezikuar veten në pyll pasi rruga është e vështirë mes malesh”.
Në spitalin e Gramshit po merr trajtimin mjekësor Ledio Dollani. Ai tregon: Isha ulur po pushoja. Dhe më pas ndjej një pickim nepërke. Menjëherë telefonova familjarët dhe xhaxhain. Ai njoftoi infermieren e fshatit. Ne u nisëm prej këndej dhe infermierja nga qendra shëndetsore. Ajo çau menjëherë plagën. Pastaj ne u nisëm me ambulancë drejt spitalit të Gramshit. Falenderoj shumë infermieren që më shpëtoi jetën dhe që më dha ndihmën e parë.
Banorët shprehet se Ruzhdia ka shpëtuar shumë jetë njerëzish. Ajo bën vetëm akte të tilla thonë banorët. Ministria e Shëndetësisë e shpalli atë infermieren e muajit.
Atë e ka ndihmuar edhe bashkëshorti i saj i cili e shoqëron në çdo kohë veçanërisht natën.
Klikoni videon nga minuta e 4 deri te 10 realizuar nga emisioni i Rudina Magjisttarit në Tv Klan.




