Tension, dhunë dhe përleshje mes policisë dhe protestuesve në panairin e 83-të të Selanikut që po zhvillohet në Greqi. Sipas mediave gjithçka ka nisur rreth orës 19:00 me orën lokale greke, kur një grup prej 50 personash të maskuar sulmuan me molotov policinë.
Policia është përgjigjur menjëherë me gaz lotsjellës, por situata ka degraduar në dhunë, ndërsa është rrethuar zona ku ishte planifikuar që të mbahej konferenca me zyrtarë të lartë nga SHBA dhe vende të tjera.