• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HABIT Lubonja: Jemi në depresion, vetëm Lulzim Basha mund të na shërojë
Home
Aktualitet
Kronikë

HABIT Lubonja: Jemi në depresion, vetëm Lulzim Basha mund të na shërojë

21 September, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Analisti Fatos Lubonja se vendi është përfshirë nga depresioni social e ekonomik, pasi sipas tij, mijëra familje shqiptare kanë ikur e vijojnë të ikin nga vendi.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24 ai tha se opozita duhet të ngjallë besimin te njerëzit, ndërsa shtoi se ka lidhje mes depresionit që po kalon vendi e kriminalitetit.

“Kam dëgjuar tani që ikin me gjithë familje. Unë mendoj se nuk ka shenjë që depresioni social e ekonomik të ndalojë. Opozita duhet që të ngjallë besimin te njerëzit. 

Ka një lidhje mes depresionit dhe kriminalitetit. Kriminaliteti që ka lindur në Shqipëri ka burim të vet varfërinë dhe depresionin ekonomik. 

Mungesa e punës dhe edukimit çon njerëzit në krim, janë të lidhura me njëra-tjetrën. Ajo që rrit depresionin këtu tek ne është bashkëpunimi mes pushtetit dhe krimit të organizuar. 

Krimi i organizuar ka kapur pushtetin. Shumë persona nuk durojnë këtë pushtet dhe lidhjen me krimin, e ndaj ikin. 

Në raport me popullsinë, kronika e zezë në vend është skandal” – tha Lubonja, sipas të cilit, vetëm opozita mund ta ringjallë Shqipërinë.

Lidhur me listat në zgjedhjet e 25 prillit, Lubonja tha se listat e hapura janë një mashtrim i madh duke shtuar se është truk për të zhdukur koalicionet.

“Kjo manovra e fundit e Edi Ramës, për të mbyllur listat e hapura, për mendimin tim, tregon se me këtë ndryshim të Kodit Zgjedhor kishte si synim kryesor heqjen e mundësisë për koalicionet parazgjedhore, pasi mund të humbte më shumë vota sesa në këtë mënyrë. 

Argumenti i listave të hapura u përdor për të hequr koalicionet. Nuk besoj se do ketë listë të popullit, por të kryetarit. 

Kryetari nuk do të heqë dorë nga pushteti i tij dhe ka krijuar truk. Militantët e partive janë të sugjeruar që të votojnë atë që kanë votuar lideri. 

Ndërsa, kryetari i partisë ka vendosur një person në listë, besoj se edhe militantët njësoj do të votojnë. Në të gjithë këtë manovër ka humbur opozita. Listat e hapura janë mashtrim i hapur” – vijoi Lubonja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUJDES! Rrini larg këtyre pesë shenjave të horoskopit kur ata janë me nerva
Previous article ZGJEDHJET 2021/ Organizimi i fushatës, Rama dy orë takim me drejtuesit politikë të PS në qarqe

F.autor

Postime të ngjashme

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete Aktualitet

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT