• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FORUM/ Pro & kundër qëndrimit të Llallës në detyrë pas përfundimit të mandatit. Flasin ekspertët
Home
Shqipëri

FORUM/ Pro & kundër qëndrimit të Llallës në detyrë pas përfundimit të mandatit. Flasin ekspertët

9 December, 2017 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Jo pak diskutime ka ndezur brenda politikës por edhe juristëve dhe ekspertëve të fushës, çështja e mandatit dhe largimit të Kryeprokurorit Adriatik Llalla. Në përfundim të mandatit, më 7 dhjetor 2017 nisi edhe një tjetër debat i nxehtë, pasi Llalla shkoi në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm edhe ditën që zyrtarisht i kishte mbaruar mandati. Duket se kampet u ndanë në dy grupe, edhe pse ne çështje të drejtësisë peshorja anon sipas gjykimeve dhe interpretimeve.

Për këtë qëndrim ka reaguar për herë të parë ish-presidenti i vendit, Bujar Nishani i cili bëri bujë në media kur tha se Adriatik Llalla, nuk duhet të shkelte në zyrë në datë 8 dhjetor.  Sipas ish kreut të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Llalla duhet ta kishte braktisur zyrën ende pa u zgjedhur dhe pa ardhur aty, kryeprokurori i përkohshëm.

Një tjetër kundërshtim ka marr edhe qëndrimi i Adriatik Llallës në zyrë, nga “Avokatët e Shqipërisë”, ku avokati Sajmir Visha thekson: “Llalla duhet të largohet pasi mandati i ka përfunduar. Ka gjyqtar të gjykatës së Larte e rretheve apo prokurori i përgjithshëm me mandat të mbaruar dhe rrinë në detyrë. Çdo veprim i tyre është i paligjshëm me mandat të mbaruar”,- deklaroi ai.

Por nuk është i këtij mendimi Kreu i Shoqatës së Prokurorëve, Shkëlqim Hajdari i cili tha se: “Llalla duhet të rrijë në zyrë derisa të zgjidhet prokurori i përkohshëm, sepse vazhdimi i qëndrimit të tij në zyrë është shumë i rëndësishëm. Ka interceptime dhe përgjime që i autorizon vetëm kryeprokurori, ndaj ka bërë mirë që ka qëndruar”. Sipas Hajdarit, në këtë fazë,

Detyrat e Kryeprokurorit të Përkohshëm janë:

  • Të mbajë trupën e prokurorëve jashtë ndikimit politik dhe krimit.
  • Të zgjedhë 6 prokurorë që të shkojnë në KLP duke kaluar përmes Vettingut.
  • Duhet të mos shfrytëzojë kompetencën që ka për të bërë emërime përmes komandimeve.
  • Drejtuesi i përkohshëm duhet të bëjë që prokurorët të kalojnë nëpër filtra e jo përmes gjuetisë së shtrigave.
  • Ai duhet të jetë një figurë me integritet dhe jo një figurë e përgojuar.

Përgatiti:AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rovena Stefa ka diçka për të thënë lidhur me 'Këngën Magjike'. Zbulojeni çfarë (FOTO)
Previous article Intervista/ Veliaj: Tirana është dashuria ime, Ajola bëhet xheloze (VIDEO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT