Me rastin e festës së Krishtlindjeve, politikanët shqiptarë kanë zgjedhur rrjetet sociale për të bërë urimet e tyre për besimtarët e krishterë.
***
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili përmes një fotoje ku shkruhet “Merry Christmas” ka bërë urimin e tij në Facebook.
“Krishtlindje të mbara për shqiptarët, më të mirët njerëz në botë” shkruan ai.
Krishtlindje të mbara për shqiptarët, më të mirët njerëz në botë🙏
Posted by Petrit Vasili on Sunday, December 24, 2017
Me një status në Facebook, deputeti demokrat Edi Paloka uroi që mbrëmjen e djeshme. “Gezuar Krishtlindjet e mbaresi per te gjithe me familjet dhe njerzit e dashur” shkruajti ai.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar besimtarët katolikë dhe ortodoksë për festën e Krishtlindjes, ditën e lindjes së Jezu Krishtit, ndërsa ka postuar një foto me familjen e saj. Në një postim në faqen e saj të ‘Facebook’-ut Kryemadhi uron çdo familje shqiptare që të jetë e bekuar.
Urimet më të mira në këtë vigjilje të shenjtë!Një dritë shprese me emrin Jezus Krisht po vjen pranë Nesh. Shpresa,…
Posted by Monika Kryemadhi on Sunday, December 24, 2017



