• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
FESTAT E FUNDVITIT/ Çfarë lloj dhuratash preferojnë shqiptarët? Zbulojini
Home
Lifestyle
Shtëpi & Kopshte

FESTAT E FUNDVITIT/ Çfarë lloj dhuratash preferojnë shqiptarët? Zbulojini

25 December, 2017 g.autor Lifestyle, Shtëpi & Kopshte

Është rritur vlera e pakove që dërgohen, ndërsa është ulur sasia.

Pakot janë bërë më të personalizuara, ndryshe nga vitet e tjera. Pra ka tendencë për dhurata më cilësore.

Kompanitë e mëdha private apo institucionet shtetërore kanë vijuar trendin e viteve të mëparshme sa i përket dërgimit të dhuratave apo kartolinave përmes postës.

Operatorët e shërbimeve postare tregojnë se produktet janë të njëjtat si gjithmonë, ku dominojnë më tepër axhendat e kalendarët, ndërsa shportat me produkte të ndryshme apo pakot me pije janë përdorur, por më pak.

Ajo që po mbizotëron është dërgimi i shisheve të verës, që po i zë vendin shportave të mbushura me çokollata e ëmbëlsira të ndryshme, që ishin tipike vitet e kaluara.

Risia për këtë fundvit, sipas tyre, qëndron në dërgesa më të mëdha në Kosovë, duke qenë se bizneset shqiptare kanë dërguar atje më shumë se vitet e kaluara. Ndërsa sa u përket kartolinave, këtë vit kanë qenë të shumta institucionet që kanë përdorur kartolina të fshatit SOS apo të Fondacionit Down Syndrome, blerja e së cilave ndihmon financiarisht këto grupe në nevojë.

Eshtë vënë re një tendencë tjetër e kompanive private për sa i takon dërgimit të dhuratave. Po dërgojnë pako me vlerë më të lartë, por më pak të tilla. “Është rritur vlera e pakove që dërgohen, ndërsa është ulur sasia. Pakot janë bërë më të personalizuara, ndryshe nga vitet e tjera. Pra ka tendencë për dhurata më cilësore”- tregojnë ata.

Ndërsa sa i përket përdorimit të kartolinave nga institucionet private, se më së shumti, janë zëvendësuar me ato elektronike.

Ata pohojnë qe fluksi pritet në fund, ndonëse me dërgesat kanë nisur që javën e shkuar.

Burime nga Posta Shqiptare shprehen se ecuria e këtij viti është në të njëjtin trend si vitet e mëparshme. Institucionet shtetërore, të cilët kryesisht zgjedhin të bëjnë dërgesat përmes këtij institucioni, dërgojnë kryesisht kartolina.

Megjithatë, ata pohojnë që kanë pasur edhe pako si shporta apo pije, por më pak në numër dhe kryesisht nga biznese apo banka. Sipas tyre, këtë vit dominojnë produktet e marketingut: kalendarë, axhenda etj.

Operatorët e shërbimeve postare thonë se, sikurse ka ndodhur çdo vit, nuk arrijmë të “shpëtojmë” nga një traditë tipike shqiptare, ajo e dërgimit të pakove në momentet të fundit, ndaj pritet që fluksi më i madh të jetë pas datës 27./ express

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FESTA E KRISHTLINDJES/ Urimet e para nga radhët e politikës shqiptare (FOTO)
Previous article Lista e veturave që mund të vidhen më lehtë, kompania gjermane rendit markat

g.autor

Postime të ngjashme

"SA TURP"/ Protestat për Zvërnecin, rrjeti shpërthen kundër Borës dhe Donaldit: Pse heshtni? Gossip

"SA TURP"/ Protestat për Zvërnecin, rrjeti shpërthen kundër Borës dhe Donaldit: Pse heshtni?

"KU ËSHTË NDRYSHIMI MES RRJOLLIT DHE ZVËRNECIT"/ Reagimi i Luiz Ejllit ngre pyetjen që Shqipëria po shmang Gossip

"KU ËSHTË NDRYSHIMI MES RRJOLLIT DHE ZVËRNECIT"/ Reagimi i Luiz Ejllit ngre pyetjen që Shqipëria po shmang

CEREMONIA E CELIBRIMIT PRIVAT NË LONDËR/ Dua Lipa reagon për herë të parë në rrjete sociale Gossip

CEREMONIA E CELIBRIMIT PRIVAT NË LONDËR/ Dua Lipa reagon për herë të parë në rrjete sociale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT