• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Erdoganit do t’i bëjnë ATENTAT në Ballkan? Reagon Kryeministria turke
Home
Nderkombetare

Erdoganit do t’i bëjnë ATENTAT në Ballkan? Reagon Kryeministria turke

19 May, 2018 k.autor Nderkombetare

Kryeministria turke ka reaguar pas raportimeve mediatike se një atentat po përgatitet kundër Presidentit turk, Rexhep Tayyip Erdogan, i cili pritet të vizitojë nesër Ballkanin.

Më herët të shtunën, agjencia turke shtetërore e lajmeve “Anadolu Agency” raportoi se pjesëtarë të minoritetit turk në Maqedoni kishin informuar inteligjencën turke mbi ekzistencën e indikacioneve për përgatitjen e një atentati të mundshëm ndaj Presidentit turk i cili pritet të vizitojë Ballkanin.

Sipas medias turke, edhe agjencitë perëndimore kanë njoftuar autoritetet turke se “një grup shtetasish turq po përgatiteshin t’i bënin atentat Erdgoanit.”

Lajmet u konfirmuan edhe nga Zëvendëskryeministri, ministri i Drejtësisë dhe zëdhënësi i qeverisë turke, Bekir Bozdag.

Në një postim në rrjetet sociale, Bozdag tha se “e dimë që ka qarqe që duan ta vrasin Presidentin tonë dhe që janë të shqetësuar nga një lider i tillë kaq i madh dhe kaq i përkushtuar ndaj çështjes së tij.”

Ai tha se informacionet për përgatitjen e atentateve kundër Presidentit turk janë diçka e përhershme, por paralajmëroi të gjithë kundërshtarët se “Recep Tayyip Erdoğan nuk është nga ata që frikësohet nga kërcënimet me vdekje, apo që heq dorë nga çështja e tij.”

Erdogan planifikohet të zhvillojë një vizitë në Bosnjë ditën e diel, ku pritet të zhvillojë edhe një miting elektoral me turqit që jetojnë në Europë. Vendimi për një miting në Bosnje është marrë pasi disa shtete europiane refuzuan t’i jepnin leje Presidentit turk të zhvillojë takime elektorale me rastin e zgjedhjeve të parakohshme presidenciale dhe parlamentare në Turqi, më 24 Qershor.

Sipas sondazheve të fundit të publikuara në median turke, karrigia e Erdogan, për herë të parë pas 16 vitesh në pushtet, rrezikohet seriozisht nga opozita e bashkuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PREMIER LEAGUE/ Chelsea, Conte vendos përfundimisht të ardhmen e tij
Previous article Bayern Munchen barazon shifrat ndaj Frankfurtit. Lewandowski shënon gol për babarezet (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua Botë

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna! Botë

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna!

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake Botë

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT