• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E THOTË STUDIMI/ Kjo është mosha kur truri juaj fillon të plaket
Home
Shëndet

E THOTË STUDIMI/ Kjo është mosha kur truri juaj fillon të plaket

19 August, 2025 s.autor Shëndet

Plakja nuk është një proces i lehtë, ajo kërkon pranim, përgatitje dhe përshtatje.

Sipas një studimi të ri nga Proceedings of the National Academy of Sciences (PNAS), shkencëtarët kanë përcaktuar saktësisht moshën kur truri ynë fillon të dobësohet më shpejt; dhe pasi dobësimi i njohurive të lidhura me moshën ndjek një progres specifik, të kuptuarit e këtij procesi mund të të ndihmojë të kesh pak ndikim mbi të.Të kuptosh faktorët kryesorë që shkaktojnë plakjen e trurit është thelbësore për parandalimin dhe trajtimin efektiv të sëmundjeve neurodegjenerative,” thuhet në studim.

Plakja e trurit zakonisht nis kur hyjmë në moshë të mesme, rreth moshës 40 vjeç.

Hulumtime të mëparshme kanë treguar se rrjetet e trurit kalojnë ndryshime të rëndësishme duke nisur nga fundi i të 40-ave, gjë që mund të shkaktojë efekte që destabilizojnë dhe çorganizojnë funksionet e trurit, thuhet në studim.

Si rrjedhojë, zgjedhjet tona të jetesës në moshë të mesme janë shumë të rëndësishme midis moshave 40 dhe 60 vjeç.

Po ashtu, nëse zakonet e jetesës nuk janë ato që dëshiron, mosha 40-60 vjeç është kritike për ndërhyrje.

Për më tepër, periudha e stresit metabolik, domethënë një balancë e prishur e homeostazës, zgjat zakonisht nga mosha 40 deri në 59 vjeç, duke e bërë këtë periudhë thelbësore për ndërhyrje në moshë të mesme, nëse nevojitet.

Duke përdorur katër grupe të dhënash nga Mayo Clinic Study of Aging, studiuesit identifikuan tri pika kryesore tranzicioni në plakje: në 43.7 vjeç, kur nis destabilizimi metabolik; në 66.7 vjeç, kur ndodh destabilizimi më i shpejtë; dhe në 89.7 vjeç, kur destabilizimi arrin një pikë kulmore.

Rezistenca ndaj insulinës gjithashtu mund të luajë një rol të rëndësishëm në mënyrën se si zhvillohen këto pika tranzicioni dhe në rritjen e destabilizimit; nëse ke probleme me insulinën, është mirë të kontrollosh dhe menaxhosh simptomat ndërsa plakesh.

Në fund të fundit, stresi metabolik është shkaktari kryesor i dobësimit njohës të lidhur me moshën.

Ai mund të shkaktohet nga shumë zakone të jetesës, mungesa e lëndëve ushqyese, mungesa e aktivitetit fizik dhe stresi kronik janë vetëm disa nga faktorët kryesorë që përcaktojnë se si do të shfaqet stresi metabolik.

Ndërsa plakemi, është e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm për atë që hamë, si trajtojmë trupin tonë dhe si menaxhojmë stresin në jetën tonë.

Sepse, edhe pse plakja është një pjesë e pashmangshme e jetës, zgjedhjet e shëndetshme të jetesës mund ta bëjnë këtë proces më të përballueshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OPERACIONI I SPAK DHE AUTORITETEVE BELGE/ Grupi shqiptar në Belgjikë, trafik kokaine me nëndetëse nga Amerika Latine në Europë
Previous article KRITIKA GJYQTARIT BALLIU/ Rama: Po bien tavanet e muret, i duket normale se s’ka viktima! KLGJ të zgjohet

s.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT