• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OPERACIONI I SPAK DHE AUTORITETEVE BELGE/ Grupi shqiptar në Belgjikë, trafik kokaine me nëndetëse nga Amerika Latine në Europë
Home
Aktualitet
Kronikë

OPERACIONI I SPAK DHE AUTORITETEVE BELGE/ Grupi shqiptar në Belgjikë, trafik kokaine me nëndetëse nga Amerika Latine në Europë

19 August, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Autoritetet belge të drejtësisë në bashkëpunim me SPAK janë duke hetuar një grup kriminal të përbërë shqiptarë, të dyshuar si të përfshirë në trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika Latine në Europë.

Por ndryshe nga grupe të tjera kriminale të ngjashme, transportimi i kokainës nuk bëhej në kontejnerët e bananeve, por vende të posaçme në anije tregtare.

Droga më pas hidhej në det të hapur dhe më pas përmes koordinatave të caktuara mblidhej nga peshkarexha të vogla. Në një nga rastet, hetuesit dyshojnë se grupi kriminal ka përdorur edhe një nëndetëse.

Burime pranë grupit të hetimit, konfirmuan se kokaina importohej kryesisht nga Ekuadori dhe Brazili dhe se grupi kishte mundësi edhe të përpunimit të saj në një laborator në Belgjikë. Grupi kriminal rezulton të ketë pasur kontakte dhe persona me të cilët ndërvepronte në disa shtete të Europës, në Amerikën Latine, por edhe në Afrikë, nga ku dyshohet se kanë transportuar ngarkesa droge.

Në dy raste autoritetet kanë bllokuar gati 400 kg kokainë në total në tre ngarkesa, dy nga të cilat në portin e Antërp në Belgjikë dhe tjetrën në atë të Brake në Gjermani.

Hetimi i deritanishëm ka identifikuar të paktën 5 persona, ndërsa po punohet për persona të tjerë për të cilët hetuesit kanë vetëm nofkat e tyre.

Po sipas hetimit, të dyshuarit mes njëri-tjetrit komunikojnë telefona të enkriptuar dhe po ashtu janë dokumentuar udhëtime të tyre deri në Dubai dhe takime të tyre në hotele në Belgjikë, ku bëheshin biseda për trafikimin e sasive të mëdha të kokainë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH EDHE KJO/ Makina e policisë në sens të kundërt në Pogradec, gjobitet efektivi, i hiqet patenta
Previous article E THOTË STUDIMI/ Kjo është mosha kur truri juaj fillon të plaket

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT