Në 114-vjetorin e pavarësisë është thirrur protestë kombëtare anti-qeveritare, por deri më tani, grupime të ndryshme kanë njoftuar orare të ndryshme të nisjes së saj. Autobotët me ujë të policisë janë veshur me flamurin kuqezi.
Organizatorë të të ashtuquajturit “Revolucioni Flamingo”, njoftojnë se tubimi nis në orën 10:00 në sheshin “Skënderbej”, dhe më tej marshim drejt kryeministrisë.
Ky grupim flet për dy ditë protestë, më 28 dhe 29 nëntor, edhe ditën e Çlirimit, duke shfaqur skenarë për vijimin e saj pa ndalim edhe gjatë nates.
Në festën e pavarësisë, kryeministri Edi Rama do të jetë në Vlorë, siç e ka bërë traditë tashmë në ceremoninë e ngritjes së flamurit në orën 10:00


