• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRITIKA GJYQTARIT BALLIU/ Rama: Po bien tavanet e muret, i duket normale se s’ka viktima! KLGJ të zgjohet
Home
Politikë

KRITIKA GJYQTARIT BALLIU/ Rama: Po bien tavanet e muret, i duket normale se s’ka viktima! KLGJ të zgjohet

19 August, 2025 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar sërish gjyqtarin Hazbi Balliu, i cili vendosi të bllokojë vendimin e konfiskimit të një pallati në kryeqytet, ndërtesë pa leje, ku u vendos që të zhvendosej Agjencia e Kadastrës.

Shefi i qeverisë ka publikuar një pjesë të arsyetimit të gjyqtarit, i cili thotë ndër të tjera, se ASHK mund të punojë në ambiente të tjera dhe vendosja e saj në godinën e konfliktit mes dy palëve, nuk është e domosdoshme.

“Më në fund gjykatësi Balliu e nxorri arsyetimin e shkruar të vendimit të tij skandaloz për të marrë në mbrojtje palën përfaqësuese të një pallati të ndërtuar totalisht pa leje dhe të konfiskuar në Tiranë, ku u vendos të sistemohej Agjencia Shtetërore e Kadastrës, e cila prej disa vitesh e vazhdonte punën në një objekt të vjetër e të dëmtuar seriozisht nga tërmeti. Se si mund të angazhohen prokurorë a  gjykatës të republikës në favor të ndërtuesve të paligjshëm kjo kërkon të kesh akses në trurin e prokurore Gjelit a të gjykatës Balliut, por se si mund të shkruajë një gjykatës se ASHK nuk ka prova që nuk mund të vazhdojë të rrijë në një godinë ku bien tavanet e muret, kjo kërkon një durim heroik në pritje që organet e kontrollit e të qeverisjes së gjyqësorit të zgjohen nga gjumi i tyre gjithnjë e më i rrezikshëm për fatet e vetë Reformës në Drejtësi”, shkruan Rama.
Kryeministri e ka shoqëruar komentin e tij me disa foto që thotë se pasqyrojnë situatën e godinës së vjetër të ASHK-së.
“Mesa duket për Balliun është normale për sa kohë nuk ka viktima”,-përfundon kreu i qeverisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E THOTË STUDIMI/ Kjo është mosha kur truri juaj fillon të plaket
Previous article KOLUMBI/ Fermeri zbulon 600 mln $ të Pablo Escobar të varrosura në tokën e tij

s.autor

Postime të ngjashme

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën Breaking News

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara Breaking News

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është… Breaking News

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT