Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia pasi plagosi me sende të forta një person. Ngjarja ndodhi në fshatin Gostimë të Cërrikut.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet P.I., , pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasin F.Xh., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale.


