Qytetarët në Mal të Zi u drejtohen sot kutive të votimeve në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Zgjedhje po zhvillohen në një klimë të tensionuar mes partisë properëndimore të presidentit Gjukanoviç dhe Frontit Demokratik opozitar, i cili ka raporte të ngushta me Serbinë dhe Rusinë.
Në këto zgjedhje, edhe partitë shqiptare garojnë më të bashkuara se më parë, në dy koalicione.
“Koalicioni Shqiptar”, kryesohet nga Partia Demokratike dhe Unioni Demokratik në Malin e Zi. Iniciatori i këtij grupimi është kreu i PD, ish-kryebashkiaku i Ulqinit, Fatmir Gjeka. “Lista Shqiptare” kryesohet nga Forca dhe Alternativa Shqiptare. Ky koalicioni udhëhiqet nga kryebashkiaku i Tuzit, Nik Gjeloshaj
Shqiptarët në këtë proces zgjedhor synojnë 2 mandate.
Deri në orën 9:40 kanë dalë të votojnë 14.3% e qytetarëve ose 75600 persona. Në 2016 pjesëmarrja ka qenë 6.5%.
Nikollë Camaj, kryetari i Partisë Lidhja Demokratike Shqiptare, koalicion në Lista Shqiptare, votoi në Tuz, rreth orës 10.00.


