• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PLOTË/ Rrëfimi i “të tmerrshmit të Beratit” Lulzim Caka, nga Greqia: Shteti donte të më eliminonte se jam me…
Home
Breaking News

E PLOTË/ Rrëfimi i “të tmerrshmit të Beratit” Lulzim Caka, nga Greqia: Shteti donte të më eliminonte se jam me…

21 June, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Lulzim Caka, i njohur si i “tmerrshmi i Beratit” dhe një prej kriminelëve më të njohur të historisë së Shqipërisë është shfaqur sot në një intervistë televizive.

Në studion e emisionit “Shqipëria Live” në “Top Channel”, Caka ka treguar historinë e tij, hasmërinë mes Çalajve dhe Yzeirëve, akuzat ndaj tij dhe pretendimet se shteti siç shprehet ai “donte ta eliminonte”.

Edhe pse është një nga personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare, ai është i mbrojtur nga pala greke dhe sot është i lirë.

“Unë jam mirë, ndihem mirë në shtetin grek. Falenderoj shtetin grek që më dha mundësinë dhe më njohu të drejtën që shteti im nuk ma ka njohur kurrë.”-kështu e nis ai këtë intervistë.

“Nuk kam lidhje me bandat”

Caka ka treguar se nuk ka pasur asnjëherë lidhje me bandat, por është akuzuar për shkak të bindjeve të tij të djathta.

“Nuk kam pasur asnjëherë lidhje me banda. Nuk kam pasur asnjë anëtar bande. Na quanin bandë se kishim bindjet tona të djathta, nuk bëheshim të majtë”- është shprehur ai.

Konflikti mes Çalajve dhe Yzeirëve

Në 97-ën, Caka e gjen veten mes hasmërive mes Çalajve dhe Yzeirëve dhe u akuzua për vrasjen e tre personave nga familja e fundit.

Sipas tij, Çalajt kanë të drejtë, Yzeirët u bënë pritë dhe i gjuajtën mbi 20 veta. Caka ka shtuar se nuk e ka vrarë ai Nezir Yzeirin, Aishen dhe Ilirin.

“Je i përfshirë në vrasjen e 3-fishtë?”- ishte pyetja që iu drejtua.

“Absolutisht jo. Biles ata më kanë zënë prit. Kishin zënë 20-30 veta pritë, e gjetëm veten mes plumbash. Nuk kishin pse të gjuanin në prezencën time. E dinë të gjithë historinë. Mehmeti ka dërguar gjithmonë miq për ta mbyllur këtë.”– tha ai.

Vrasja e Pëllumb Eminit

Një tjetër emër që përmendet është edhe Pëllumb Emini, të cilin akuzohet se e ka vrarë dhe ka një dënim ndaj tij.

“Nuk kam asnjë lidhje me Pëllumb Eminin . Thanë se e kam vrarë unë, por e ka vrarë një 13-14 vjeç dhe nuk kam asnjë lidhje. Policia ma bashkëngjiti vrasjen se donte të më mbante në burg.”- shprehet ai.

“Shteti donte të më eliminonte”

Gjatë intervistës, Caka është shprehur se shteti ka dashur që ta vrasë për shkak se ishte i djathtë.

“Mua tre ditë para se të donin të më bënin atentat, shteti, mua më ka ardhur një njoftim. Një fonogram nga Ministria e Brendshme e asaj kohe ku thuhej se të gjithë prototipat, të gjithë ata që kishin përkrahur spektrin e djathtë, unë jam i djathtë.

Nuk mund ta mohoj kurrë dhe s’e mohoj sa të jem gjallë, të më eliminonin fizikisht. Pse duhej të më eliminonin fizikisht? Mua më kanë zënë pritë 200 veta atje, do më kishin bërë shoshë me plumba. Unë kam shpëtuar me 4 plumba në trup.”– tha ai.

Më pas nisi të shpjegonte: “Mora një informacion nga një polic dhe një mik i imi. Erdhën në fshat, takuan mamanë dhe vëllain dhe i thanë se ‘Lulin do ta vrasin’. Kush? ‘Shteti’.”

Ai ka shtuar se Gani Malushi dhe Ilir Ngresi i kanë bërë atentat në vitin 1998.

“E kam gjetur veten mes 200 plumbave nga policia e drejtuar prej tyre. shpëtova me katër plumba dhe më arrestuan. Xhevahir Cela u vra me plumb në ballë.”– tha më tej Caka, por sipas tij policia e ka inskenuar sikur ishte ai vrasësi i Xhevahirit.

“Do të vras siç të vrava nënën”

Caka foli edhe për vrasjen e nënës së tij, e cila ishte nisur të takonte atë në burg, por përfundoi e masakruar në Seman nga armiqtë e të birit. Ai akuzon Ilir Ngresin për këtë ngjarje.

“Më vjen një polic shërbimi, isha në ajrosje. E parandjeva se do kishte ndodhur diçka se nëna nuk më rrinte pa ardhur. Vjen polici më thotë: Si e ke emrin?. I them. ‘Do të them një llaf më tha mua, por mos e bëj publike se më heqin nga puna’. E pyeta pse. Më tha mua, nënën ta kanë vrarë. Faleminderit i thashë.

E mbajta veten, pastaj pyeta shefin. Më thanë se e kanë rrëmbyer në komisariat dhe e kanë vrarë. E imagjinoni, shteti ishte i aftë të më kapte mua në 98-ën, nuk ishte i aftë në 99-ën ta gjente?. Të marrësh një plakë 56-vjeçe e ta pushkatosh në Seman, e mos ta kapësh? Si e mendon? Ishte e mirëorganizuar, nëna ime u vra me shtet në atë kohë. Të vijë Ilir Ngresi, të marrë nënën time në Seman e ta pushkatojë në Seman.

Ilir Ngresi dhe vëllai i Ilir Ngresit që sot është bërë anëtar i Gjykatës së Lartë. Ku ka shtet në Shqipëri, që vëllanë e vrasësit të mamasë time ti ta bësh anëtar të Gjykatës së Lartë. Ilir Ngresi më ka vënë piistoletën në sallë të gjyqit.”- tha Caka i cili shtoi se Ngresi i tha ”Do të vras siç të vrava nënën”. Sipas tij ka dëshmitarë për këtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË NDODHI? Arbana i vë vulën, ndërpret çdo raport me Romeon dhe Donaldin
Previous article PARADA EDHE PAS GREVËS/ Pamjet që po bëjnë xhiron e botës, qytetet e Anglisë kthehen në “fantazmë”, ekonomia humb...

F.autor

Postime të ngjashme

AKSION ANTIDROGË NË TIRANË/ Arrestohet djali i Petrit Çakrajt, të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës Aktualitet

AKSION ANTIDROGË NË TIRANË/ Arrestohet djali i Petrit Çakrajt, të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës

RIHAPET DOSJA E KOZETA HYSENIT/ Prokuroria kërkon marrjen në pyetje të 28 personave për krimin e vitit 1999 Aktualitet

RIHAPET DOSJA E KOZETA HYSENIT/ Prokuroria kërkon marrjen në pyetje të 28 personave për krimin e vitit 1999

RREZIKUAN PUSHUESIT NË DET/ Policia ka gjobitur 278 shkelës! Drejtuesit me ‘Jet Ski’ u ndëshkuan me 100-500 mijë lekë Aktualitet

RREZIKUAN PUSHUESIT NË DET/ Policia ka gjobitur 278 shkelës! Drejtuesit me ‘Jet Ski’ u ndëshkuan me 100-500 mijë lekë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT