• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E FSHEHTA/ Drejtoresha e televizionit të Adelajdës: Më tha, ”Anjeza kam frikë se…”
Home
Breaking News

E FSHEHTA/ Drejtoresha e televizionit të Adelajdës: Më tha, ”Anjeza kam frikë se…”

29 October, 2017 F.autor Aktualitet, Breaking News

Anjeza Hoxha, drejtoreshë e programacionit në ‘’Fax News”, ka treguar si e njihte ajo Adelën dhe si e kishte parandjerë vetë gazetarja këtë që i ndodhi sot.

 

Anjeza tregon se me Adelën është njohur në këtë nismë të re televizive që ato kanë ndërmarrë, dhe disa ditë më parë në një nga kohët që ndanin bashkë gazetarja,që u nda sot nga jeta i kishte treguar një moment jo të mirë shëndetësor, që i kishte ndodhur dy vite më parë.

“Adelën e kam njohur këtu në ‘’Fax News”, ishte mjaft entuziaste dhe priste që shumë shpejt të kishte emisionin e saj. Ajo është detajiste dhe pronari i televizionit dhe unë ishim gati që te ndihmonim atë për atë çka i duhej në realizimin e programit të ri. Adela është një vajzë shumë vitale, e donte shumë jetën dhe nuk bënte kompromise.

Donte që gjithçkaje t’ia dilte vetë. Një ditë ajo më kishte folur, në një nga kafet që konsumonim, më tha për një problem që kishte pasur dy vite më parë, ajo kishte humbur ndjenjat në zyrë. Miku i saj Eraldo Rexho i kishte ardhur në ndihmë dhe sipas mjekëve nuk ishte parë e arsyeshme të kurohej.

Ajo kishte bërë të gjitha ekzaminimet, kishte dyshime, po asnjë nga mjekët nuk kishte thënë që ajo mund të vuante nga epilepsia. Ajo më ka thënë që ‘’Anjeza unë kam frikë se një ditë do të më përsëritet” po unë vetëm sot e kuptoj parandjenjën e saj”, u shpreh Anjeza Hoxha.

Adela iu bashkua nismës më të re televizive ‘’Fax News” që në datën 1 tetor në pozicionin e gazetares së kulturës dhe në 15 nëntor do fillonte emisioni i saj në këtë ekran ‘’Shtëpia e Adelës”.

Fatkeqësisht ”Shtëpia e Adelës” nuk mundi t’i hapte dot dyert e saj, duke lënë përgjysmë një ëndërr por edhe një sfidë të re që me siguri me energjinë që e karakterizonte do e kishte shndërruar në sukses.

Më parë Xhamani ka qenë pjesë e ‘’Big Brother Albania 2”, mjaft orgjinale në atë që përfaqësonte në këtë show televiziv.

Po ashtu ajo ka qenë kryeredaktore e suplementit ‘’Bluetooth” në ‘’Gazetën Shqiptare”, si dhe kryeredaktore e Revistës ‘’Who”.

Adela ka lindur në qytetin e Kavajës, ndërsa në vitet e para të karrierës së saj ka qenë mësuese në qytet.

Adela ka lënë pas dy prindërit e saj, si dhe motrën dhe vëllain të cilët jetojnë në Gjermani. Nëna e saj ndodhet në gjendje të fikti pas marrjes së lajmit.

Fjalët janë të pakta për të shprehur dhimbjen në këto momente, po ‘’Fax News” dhe ‘’Shuplaka” shprehin ngushëllimet më të sinqerta për familjen e Adelës, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Lazio fiton me goleadë ndaj Beneventos, i bashkohet Juves dhe Napolit
Previous article POSTIMI/ Sali Berisha: Po fshihet vdekja e një të burgosuri. Ja se ku

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET PREKËSE/ Homazhe për kolegun e tyre që u vra në krye të detyrës, policët s’mbajnë dot lotët Aktualitet

PAMJET PREKËSE/ Homazhe për kolegun e tyre që u vra në krye të detyrës, policët s’mbajnë dot lotët

DETAJET E PARA/ Drejtori i Hekurudhës Ergys Verdho paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati Aktualitet

DETAJET E PARA/ Drejtori i Hekurudhës Ergys Verdho paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

SEANCA NË GJKKO/ Meta: Banoj tek 313-ta dhe jam beqar! Kryemadhi: USB e SPAK nuk hapet Aktualitet

SEANCA NË GJKKO/ Meta: Banoj tek 313-ta dhe jam beqar! Kryemadhi: USB e SPAK nuk hapet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT