• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DONTE TË DËGJONTE JEHONËN E LIBRIT TË SAJ”/ Bashkëpunëtori rrëfen takimin e fundit me Nexhmije Hoxhën: Për çfarë biseduam
Home
Aktualitet
Kronikë

“DONTE TË DËGJONTE JEHONËN E LIBRIT TË SAJ”/ Bashkëpunëtori rrëfen takimin e fundit me Nexhmije Hoxhën: Për çfarë biseduam

26 February, 2020 k.autor Aktualitet, Kronikë

Muharrem Xhafaj, një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Nexhmije Hoxhës, e cila ndërroi jetë sot në moshën 99-vjeçare, ka treguar detaje nga takimi i fundit me gruan e ish-diktatorit Enver Hoxha. Në një lidhje telefonike për ‘News24’ Xhafaj tha se e kishte takuar Hoxhën rreth 1 muaj më parë, në banesën e saj në Laprakë, ndërsa tregoi se kishin biseduar për librin e fundit që Nexhmija kishte botuar me titull “Përjetime dhe meditime në jetën time politike”. Ai tha mes të tjerash se Nexhmije Hoxha shpresonte të dëgjonte jehonën e librit të saj që kishte botuar në 2020-ën.

‘BalkanWeb’ zbardh të plotë intervistën e Muharrem Xhafajt.

Çfarë lidhje keni me të?
Nuk kam ndonjë lidhje familjare më te. Por meqenëse kam punuar në komunitetin e partisë së punës, ajo ka qenë anëtarë e komitetit qendror. Na ka lidhur puna me zonjën Nexhmije. Ajo ka qenë një komuniste e orëve të para, e 8 nëntorit, ka qenë një partizane antifashiste, e orëve të para. Ka qenë një ndër themeluesit e rinisë së Partisë Komuniste. Bashkëshorte e shokut Enver, që i qëndroi besnik atij.

Kur e keni takuar??
E kam takuar para një muaj dhe biseduam me të lidhur me librin e fundit që ajo ka botuar.

I përket këtij viti libri….

Padiskutim që është një libër interesant që ajo arriti që me shpjegimet e saj, me kujtimet, që nga fillimi i lëvizjes revolucionare, ajo mbeti një konsekuente e partisë komuniste dhe bashkëpunëtore e tij.

Çfarë ju tha në këtë takim? Si ishte?
Gjendja e saj ishte se mosha bën të vetën. Në 8 shkurt ajo bëri 99. Gjendja e saj ishte pa ndonjë perspektivë. Por shpresonte që të dëgjonte jehonën e librit të saj. Ai libër është ribotuar disa herë. Kishte dëshirë që të dinte mendimin tim, ai ishte një libër perlë.

Me kë qëndronte ajo në shtëpi?
Ajo qëndronte me Enver Hoxhën.

Me kë e gjetët ju në banesë?
E kam gjetur me djalin dhe nusen e tij, Teutën. Me atë e kam gjetur. Nuk shkoja kur kishte shumë njerëz. Për mua ishte shumë e qartë, e mençur. Pastaj jeta bën të vetën. Natyrisht që ajo kishte një 2 tre ditë që i kishte ndërprerë kontaktet me njerëzit dhe sot morën lajmin e hidhur për ndarjen e saj nga jeta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË TYNELE, SERA DHE ISH-REPARTE/ Operacion masiv në të gjithë vendin për parandalimin e mbjelljes së kanabisit, nuk gjendet asnjë bimë (VIDEO)
Previous article DEZINFEKTOHET SPITALI SHKODËR/ Nuk ka raste dyshuese për koronavirus

k.autor

Postime të ngjashme

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike Aktualitet

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit Aktualitet

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT