• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU SHQIPTARIN DHE E HODHI NË PUS/ 29-vjeçari italian rrëfen konfliktin: Më kërkoi borxhin e 1500 eurove! E qëllova 3 herë në gjoks me pistole
Home
Aktualitet
Kronikë

VRAU SHQIPTARIN DHE E HODHI NË PUS/ 29-vjeçari italian rrëfen konfliktin: Më kërkoi borxhin e 1500 eurove! E qëllova 3 herë në gjoks me pistole

31 October, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

aniele Sartini, 29-vjeçari që vrau shqiptarin Denaldo Maxhallaku në Longiano të Italisë, është rrëfyer plotësisht para hetuesve. Ai ka përshkruar detajet e vrasjes së bojaxhiut 31-vjeçar nga Gatteo, trupi i të cilit u gjet dy ditë më parë në një pus në zonën e Cesena-s.

“Daniele Sartini ka dhënë një rrëfim të plotë, i cili sqaron çdo aspekt të ngjarjes. Tani presim vendimin e parë të gjyqtarit të hetimeve paraprake dhe zhvillimin e mëtejshëm të çështjes. Ai e fshehu kufomën që të mos gjendej dhe u përpoq të zhdukte çdo provë që mund ta lidhte me zhdukjen e këtij personi”, thotë prokurori.

Sartini ka pranuar autorësinë e krimit dhe aktualisht ndodhet në burgun e Forlì-t, ku është arrestuar nga policia. Ai akuzohet për vrasje dhe fshehje të kufomës.

I riu u dorëzua pas një seance të gjatë marrjeje në pyetje.

“Kam qenë unë”, pranoi ai. “Kam pasur frikë për veten dhe familjen time, jam ndier i kërcënuar”, thuhet se është shprehur ai në procesverbalin e marrjes në pyetje.

Vrasja e 7 tetorit: borxhi i drogës, konflikti dhe të shtënat me armë

Krimi ka ndodhur më 7 tetor, 21 ditë përpara se të zbulohej trupi i pajetë.

Sartini, përdorues i lëndëve narkotike, kishte një borxh prej 1.500 eurosh për drogë ndaj viktimës. Atë mbrëmje, të dy kishin lënë një takim për të diskutuar lidhur me borxhin e drogës, përpara banesës së Sartinit në Longiano.

Viktima kërkonte me ngulm paratë e tij. 29-vjeçari, i cili në atë moment ishte vetëm në shtëpi (jetonte me të atin), pas një debati kishte hyrë brenda dhe kishte marrë pistoletën, një Glock të kalibrit 40.

Ai qëlloi tri herë në drejtim të gjoksit të Maxhallakut, i cili ndërroi jetë në vend.

Më pas, thuhet se e ka vendosur trupin e pajetë në makinë dhe e ka fshehur në një pus, një lloj grope prej betoni që shërben për kullimin e ujërave, pranë fushave.

Pas kësaj, i ka vënë flakën makinës së bojaxhiut, me qëllim që të zhdukte gjurmët.

Autopsia do të kryhet gjatë ditëve të ardhshme.

Hetimet: kthesa vendimtare erdhi nga regjistrat e telefonatave

Hetimet bënë të mundur identifikimin e Sartinit, pas analizimit të regjistrave të telefonatave dhe konstatimit se pikërisht 29-vjeçari kishte qenë personi i fundit që kishte pasur kontakte me viktimën.

Bashkëshortja e Maxhallakut kishte bërë edhe kallëzim për zhdukjen e tij. 29-vjeçarit nga Longiano iu sekuestruan pistoleta dhe veshjet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSON KEQ/ Vodhi katër biznese në Fier gjatë muajit tetor, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)
Previous article NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Sa do të shiten nafta dhe benzina

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Vodhi katër biznese në Fier gjatë muajit tetor, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI) Aktualitet

E PËSON KEQ/ Vodhi katër biznese në Fier gjatë muajit tetor, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

U PLAGOS NË SY GJATË PROTESTËS/ Erjon Vishkulli reagon sërish nga spitali në Itali: Po përballem me një sfidë tjetër për shikimin, faleminderit që… Aktualitet

U PLAGOS NË SY GJATË PROTESTËS/ Erjon Vishkulli reagon sërish nga spitali në Itali: Po përballem me një sfidë tjetër për shikimin, faleminderit që…

ARRESTIMI NË FRANCË/ Si ra pre e autoriteteve Ermal Beqiri dhe lidhja e tij me Ergys Agasin Aktualitet

ARRESTIMI NË FRANCË/ Si ra pre e autoriteteve Ermal Beqiri dhe lidhja e tij me Ergys Agasin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT