• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NË TYNELE, SERA DHE ISH-REPARTE/ Operacion masiv në të gjithë vendin për parandalimin e mbjelljes së kanabisit, nuk gjendet asnjë bimë (VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

NË TYNELE, SERA DHE ISH-REPARTE/ Operacion masiv në të gjithë vendin për parandalimin e mbjelljes së kanabisit, nuk gjendet asnjë bimë (VIDEO)

26 February, 2020 k.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një operacion policor masiv, në të gjithë vendin, për kontrollin e serave, tuneleve, ish-reparteve ushtarake, zonave të pyllëzuara, banesave të braktisura, ambienteve të mbyllura, magazinave, vilave e banesave të dyshuara, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni vjen pas detyrave të dhëna një ditë më parë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, gjatë takimit me zëvendësdrejtorët e qarqeve dhe shefat e komisariateve.

Sipas burimeve zyrtare, janë duke kryer kontrolle në terren, 445 grupe kontrolli, ku janë angazhuar 2225 punonjës policie të strukturave të Drejtorive Vendore të Policisë dhe të Policisë Kufitare.

Operacioni monitorohet nga drejtorët e departamenteve dhe drejtorët e drejtorive qendrore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Deri në këto momente, në gjithë vendin janë ushtruar 6724 kontrolle, nga këto: 4956 në sera, 457 në tunele, 211 në ish-reparte ushtarake, 546 në ish-rezerva dhe magazina shtetërore, 249 në banesa të pabanuara, 34 në vila dhe banesa të dyshuara, 271 në objekte të ndryshme dhe territore të pyllëzuara që dyshohet se mund të shfrytëzohen për kultivim të bimëve narkotike.

Po gjatë operacionit, gjatë kontrollit në terren, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, gjatë kontrollit të një banese të dyshuar se mund të kishte lëndë narkotike, kanë kapur shtetasin A. M., person i shpallur në kërkim për vjedhje.

Gjithashtu, po gjatë kontrolleve, nga shërbimet e Policisë së Shkodrës, në fshatin Gur i Zi, është kapur personi në kërkim I. F., i dënuar nga gjykata për mos kallëzim krimi.

Gjatë kontrolleve të territorit dhe ambienteve, sipas policisë deri tani nuk është konstatuar ndonjë rast i kultivimit të bimëve narkotike.
Ndërkohë, po në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, Policia Kriminale në të gjithë vendin dhe specialistët e policisë së zonave po grumbullojnë informacion në lidhje me personat me tendencë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, me qëllim parandalimin në kohë të çdo tentative për të kultivuar kanabis. Kontrollet masive do vazhdojnë edhe në javët e muajt në vijim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ASKUSH NUK..."/ Donald Veshaj ka një mesazh të rëndësishëm për të gjithë
Previous article "DONTE TË DËGJONTE JEHONËN E LIBRIT TË SAJ"/ Bashkëpunëtori rrëfen takimin e fundit me Nexhmije Hoxhën: Për çfarë biseduam

k.autor

Postime të ngjashme

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike Aktualitet

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit Aktualitet

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT