• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DEZINFEKTOHET SPITALI SHKODËR/ Nuk ka raste dyshuese për koronavirus
Home
Sociale

DEZINFEKTOHET SPITALI SHKODËR/ Nuk ka raste dyshuese për koronavirus

26 February, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Parandalimi i koronavirusit ka shtuar masat jo vetëm në kufi por në të gjitha spitalet e vendit, përfshirë dhe atë të Shkodrës. Gjatë ditës së sotme, spitali rajonal i Shkodrës ka bërë dezinfektimin e të gjithë ambienteve të reparteve të saj si masë parandaluese gjatë sezonit të gripit, por edhe si masë parandaluese për koronavirusin.

Sipas shefes së repartit infektiv, Rezarta Bazhdari  tha se dezinfektimi është një masë profilaktike dhe parandaluese pasi është periudhë gripi dhe si masë ndaj koronavirusit. Ajo shtoi se deri tani nuk ka asnjë rast të dyshuar në Shkodër, por dhe në rast se shfaqet bëhet izolimi i personit brenda ambienteve të spitalit rajonal dhe më pas lajmërohen ISHP dhe emergjenca që fillon kryerjen e analizave deri në karantimin e pacientit.

‘Situata është normale nuk kemi asnjë rast me koronavirus. Jemi në periudhë gripi dhe rastet e paraqitura janë me grip, që është normale për periudhën që jemi. Spitali ka marrë masa për dezinfektimin e reparteve, por kjo është një masë profilaktike dhe parandaluese pasi është periudhë gripi, por dhe si masë ndaj koronavirusit. Nëse shfaqen rastet e dyshimta bëhet izolimi i personit brenda ambienteve të repartit dhe më pas lajmërohet qendra kombëtare  e emergjencës 127 dhe Instituti i Shëndetit Publik për të bërë më tej ndjekjen e tij. Deri tani nuk ka pasur asnjë rast të tillë’, tha Bazhdari

Gjithashtu mjekja theksoi edhe një herë se një higjienë e pastër, larja e duarve, dezinfektimi dhe shmangia e kontakteve me personat që paraqesin simptoma gripi janë disa nga masat parandaluese që duhet të dijë çdo qytetar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DONTE TË DËGJONTE JEHONËN E LIBRIT TË SAJ"/ Bashkëpunëtori rrëfen takimin e fundit me Nexhmije Hoxhën: Për çfarë biseduam
Previous article PAK DITË PAS LINDJES/ Këngëtarja shqiptare rikthehet me projekte të reja muzikore

k.autor

Postime të ngjashme

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike Aktualitet

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit Aktualitet

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT