Zv.kryeministri Erjon Braçe akuzon Voltana Ademin se ka urdheruar djegien e shkolles “Shejnaze Juka” ne Shkoder. Ai e cilëson kryebashkiaken e Shkodrës si një keqbërëse që i ka bërë dëmin më të madh këti qyteti në 30 vitet e fundit. Braçe, duke e akuzuar Voltanën se e ka shpallur veten pronare të shkollave në Shkodër, kërkon vënien e saj para ligjit për t’u përballur me akuzat si zjarrvënëse.
Postimi i plotë i Erjon Braçes: Voltana Ademi eshte nje keqberese! Voltana Ademi eshte nje shkelese e ligjit! Voltana Ademi eshte njeriu qe i ka bere dem me shume se kushdo tjeter Shkodres ne 30 vitet e fundit! Voltana Ademi po i ve zjarrin shkollave te shkodres! Shiheni urdherin e saj! lexojeni! ka shpallur veten pronare te shkollave ne shkoder dhe kerkon qe aty te mos shkelin administratoret e zgjedhjeve, emeruar ne detyre ne perputhje me ligjin e kushtetuten!
Pas ketij akti te saj, pason djegia e shkollave, e para shkolla Shejnaze Juka! Voltana Ademi duhet te perballet me ligjin, bashke me cdo barbar zjarrevenes, punonjes i saj apo i partise se saj! Kurre, kush nuk ka djegur shkolla ne Shkoder, vec pushtuesit! Prej asaj kohe, e dyta qe e ben kete eshte Voltana Ademi dhe barbaret e saj!


