Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka kërkuar sot në gjykatë që të zhvillohet gjyqi ndaj tij. Dosja.al ka mësuar se Tahiri është shprehur para trupës gjykuese:
“Dua të bëhet gjyqi im. Ka dy vite që zvarritet gjyqi im. Nuk dua të shtyhet seanca çdo 15 ditë. Dua të bëhet gjyqi im. Të gjykohem çdo ditë. Të shkoj përpara, të mos humb kohë. Boll kohë është humbur. Ju e dini shumë mirë që gjykimi i shkurtuar s’është pranim i fajësisë. Më vjen keq që jeni në kufijtë e abuzimit me pyetje.”-tha Tahiri.


