• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHKARKIMI I ILIR METËS/ Balla paraqet kërkesën te Ligjet, ja procedura që do ndiqet
Home
Politikë

SHKARKIMI I ILIR METËS/ Balla paraqet kërkesën te Ligjet, ja procedura që do ndiqet

19 June, 2019 k.autor Politikë

Socialistët nuk humbën kohë. Komisioni i Ligjeve ka nisur sot mbledhjen me diskutimin per kerkesen e futur ne rend dite, per shkarkimin e Presidentit Meta.

Kreu i grupit parlamentar te PS-se, Taulant Balla ka paraqitur kerkesen per shkarkimin e presidentit para deputeteve te KOmisionit te Ligjeve, duke e quajtur nul dekretin e Metes per anulimin e zgjedhjeve te 30 qershorit, duke numeruar gjith shkeljet ligjore qe sipas tij ka konsumuar kreu i shtetit.

“Presidenti ka marre atributet e Kuvendit dhe te sovranit”- ka thene Balla, duke kujtuar se me kete dekret “Meta ka zgjatur qendrimin ne detyre tej afatit te percaktuar te krereve te bashkive”.

Duke iu referuar argumentit te Metes per precedentet e meparshem, si ne vitin 2007, Balla ka thene se ai eshte krejt e kunderta e ketij rasti, pasi ne ate vit ishte arritur marreveshja mes paleve. Sipas Balles, ai ka cenuar edhe periodicitetin e zgjedhjeve.

Keshtu mekanizmi për shkarkimin e Presidentit Meta futet menjëherë në zbatim.

Në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja njoftoi deputetët se pranë sekretarisë së komisionit ka mbërritur kërkesa për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Sipas tij, vendimi ka ardhur konform Rregullores së Kuvendit dhe Kushtetutës së Shqipërisë dhe për rrjedhojë do të futet në punimet e Kuvendi. “Pika e parë e rendit të ditës është një njoftim lidhur me një kërkesë, që është depozituar në Komisionin e Ligjeve dhe që ka të bëjë me shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Bazuar në nenin 92, pika 2 e Kushtetutës dhe në nenin 112 të Rregullores, një grup prej 55 deputetësh, me shkresën numër 2502, datë 17.6.2019, kanë depozituar në Kuvend një kërkesë për Shkarkimin e Presidentit të Republikës. Kërkesa është protokolluar në Kuvend me numër siç e thashë pak më parë, 2502/1 protokolli dhe i është njoftuar seancës Plenare dhe konform Rregullores së Kuvendit, neni 112, është njoftuar edhe Komisioni i Ligjeve.

Në zbatim të rregullores, po dje, si Kryetar i Komisionit të Ligjeve, ua kam vënë në dispozicion të gjithë kolegëve të Komisionit të Ligjeve kërkesën e arsyetuar të 55 deputetëve dhe nga ky moment, në zbatim të nenit 112 të rregullores, Komisioni i Ligjeve e ka futur në procedurë shqyrtimi kërkesën e 55 kolegëve deputetë”, theksoi Ulsi Manja në hapje të seancës.

Pas këtij njoftimi, komisioni vijoi punën me diskutimin e pikave të tjera të rendit të ditës dhe u mendua se çështja e shkarkimit të Presidentit do të vijonte javës tjetër, duke qenë se kërkesa ishte protokolluar 24 orë përpara.

PROCEDURA

Shkarkimi i Presidentit në Parlament nuk është një akt i shpejtë, që mund të kryhet me procedurë të përshpejtuar. Rregullorja e Kuvendit, në nenin 112 të saj, detajon një procedurë të gjatë, që duhet ndjekur hap pas hapi. Gjithçka nis me paraqitjen e kërkesës me shkrim të 1/4 së deputetëve, drejtuar Kryetarit të Kuvendit, bashkë me motivimin e shkeljeve të pretenduara të Presidentit.

Me të marrë propozimin, Kryeparlamentari njofton Kuvendin dhe vetë Presidentin. Kërkesa i paraqitet Komisionit të Ligjeve, i cili brenda 15 ditëve duhet t’i paraqesë Kuvendit raportin bashkë me mendimin nëse duhet ngritur një komision hetimor apo jo. Brenda 7 ditësh pas paraqitjes së kërkesës nga Komisioni i Ligjeve, Kuvendi duhet të zhvillojë seancë me debat mbi këtë raport.

Nëse ai pranohet, brenda dy ditësh duhet të ngrihet një komision hetimor në lidhje çështjet, për të cilat akuzohet Presidenti. Në përfundim të hetimit, për të cilin Rregullorja nuk parashikon një afat maksimal kohëzgjatjeje, komisioni hetimor duhet t’i paraqesë Kuvendit në mënyrë të arsyetuar nëse ekzistojnë shkaqet për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Më pas, Kuvendi shqyrton raportin e komisionit hetimor në një seancë të veçantë brenda 20 ditëve nga paraqitja e tij.

Presidenti ka të drejtën të dëgjohet gjatë të gjitha këtyre hapave, edhe në seancë plenare. Për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Kuvendi vendos me jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij, pra, 94 vota, dhe me votim të fshehtë. Vendimi i Kuvendit për shkarkimin e Presidentit i dërgohet më pas Gjykatës Kushtetuese, e cila duhet të shprehet nëse Presidenti ka kryer shkelje të rëndë të Kushtetutës apo jo. Por në mungesë të kësaj të fundit, kjo procedurë do të kërkojë edhe më shumë kohë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DJEGIA E SHKOLLËS NË SHKODËR/ Braçe reagon ashpër ndaj Ademit: Një keqbërëse që ka dëmtuar Shkodrën për 30 vjet …
Previous article NGA DOMATET TEK TRANGUJT/ Disa nga ushqimet që duhet t’i konsumoni patjetër gjatë verës

k.autor

Postime të ngjashme

INTEGRIMI/ Zbulohet plani i Brukselit për mbylljen e negociatave me Shqipërinë! Më 6 tetor në Komision, më 15 në tryezën e liderëve të BE-së Politikë

INTEGRIMI/ Zbulohet plani i Brukselit për mbylljen e negociatave me Shqipërinë! Më 6 tetor në Komision, më 15 në tryezën e liderëve të BE-së

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas Politikë

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore Breaking News

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT