• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DHUNOHET BARBARISHT ME HEKUR E SOPATË 16-VJEÇARI/ Rrëfimi i dhimbshëm i motrës që pa gjithçka: Vëlla ra në tokë i mbuluar në gjak, sherri nisi për…
Home
Aktualitet
Kronikë

DHUNOHET BARBARISHT ME HEKUR E SOPATË 16-VJEÇARI/ Rrëfimi i dhimbshëm i motrës që pa gjithçka: Vëlla ra në tokë i mbuluar në gjak, sherri nisi për…

13 July, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” po trajtohet ngjarja e 16-vjeçarit, i cili u dhunua barbarisht, vetëm 100 metra nga banesa e tij.

Dy vëllezër dhe çuni i xhaxhait të tyre, pas një konflikti mes njëri-tjetrit, goditën dhe dhunuan me mjete të forta 16-vjeçarin. 16-vjeçari rrëfen se motra e tij rreth 34 vjeç kishte shkuar të mblidhte bimë medicinale në livadhet që ndodhen shumë afër banesës.

Kur po kthehej për në shtëpi, në rrugë disa çuna i marrin bimët, ajo shkon në shtëpi e frikësuar dhe i rrëfen familjes gjithçka. Aty nis e gjithë ngjarja, vëllai i vogël i 34-vjeçares shkon për te vendi i ngjarjes, aty dhunohet barbarisht nga tre persona.

Po çfarë ndodhi me familjarët e 16-vjeçarit dhe si u zhvillua ngjarja pas gjithë kësaj ndodhie, ju ftoj të ndiqni këtë rrëfim të dhimbshëm.

Motra e 16-vjecarit të dhunuar: Atëhere kam dy motra dhe dy vellezer. Ne jemi 5 femije tre goca dhe dy cuna. Une jam e fejuar edhe punoj ne arsim. Njera nga motrat qe eshte 34 vjece mbledh lule, pra bime medicinale neper livadhe. Ndodhi qe kur po kthehej per ne shtepi motra tre cuna i kane dal para dhe i kane kerkuar lulet me force edhe i kane pohuar motres qe shko ne shtepi dhe njofto familjaret e tu. Motra ka ardhur duke qarë ne shtepi dhe ka njoftuar vellain 32-vjecar, une isha duke marr bagetite edhe sapo degjova te qaren e motres u nisa per te vendi ku po shkonte vellai me motren, bashke me ne erdhi edhe vellai i vogel 16 vjec, i cili u dhunua. Kur shkuam aty te vendi qe nuk ishte as 100 m nga shtepia, vellai i madh u tha atyre tre cunave, dy prej tyre vellezer dhe ai tjetri ishte cuni i xhajes se ketyre te dyve ‘Pse e bete kete veprim, edhe nese motra e ka mbledh bimen ne livadhet tuaja duhet te mos i dilnit para dhe te benit keto veprime’.

Une nderhyra dhe thashë qe nese e keni gjetur motren ne livadhet tuaja, atehere mbajme pergjegjesi, njeri nga ata i cili quhet F. P. u afrua dhe tentoi te me shtynte, ne ate kohe hyn vellai im, i cili u dhunua. Keta ishin dy vellezer dhe nje cun xhaje i tyre. Aty ishte dhe nena e dy vellezerve, asaj i thashë, si nuk ju vjen turp qe sillni cunat per te berë sherr. Ne ate kohe kjo hyri te ndante sherrin qe po behej, ata moren hekur, sopat e cdo gje tjeter, edhe ajo u demtua mes sherrit. Vellai i vogel ra ne toke i mbuluar me gjak, ata sa e pane u larguan menjehere dhe ne shkuam ne shtepi, aty u njoftua policia dhe ne jemi nisur per ne spital. Pas 10 minutash pasi u nisen vellezerit ne Burrel ne spital, hyri ne dere te shtepise nje miku i tyre dhe kerkoi qe t’i falnim. Ne ate kohe hyri ne bisede babi dhe i ka thene qe gjakun e djalit tim nuk mund ta shkel. Ne momentin qe policia erdhi ne banesen e tyre u arrestua njeri nga vellezrit dhe cuni xhajes se tij.

Mirepo kjo nena e ketyre ka pohuar ne polici se eshte dhunuar nga vellai im, por kjo nuk eshte e vertete. Ata i kerkuan edhe dajes ne Itali per t’u pajtuar, edhe sot kane shkuar ne shtepi perseri te babi per t’i falur. Por ne nuk mund t’i falim dot, kjo nena e atyre eshte ketu ne spital e shtruar afer nesh edhe ketu nuk ka as polici asgje, si mund te genjeje kjo nene kur une kam qene prezent dhe e kam pare gjithe ngjarjen me sy. E vetmja gje qe ne kemi bere ne polici eshte denoncimi, edhe kam shkuar te prokurori dhe kam kerkuar te drejten dhe te verteten. Ata nuk i ka preke asnje me dore, dua te verteten e vellait, pasi ai eshte i shtruar ne spitalin e Burrelit dhe ka demtime te medha.

(BalkanWeb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 25-VJETORI I PRANIMIT TË SHQIPËRISË NË KE/ Ruçi letër presidentit të asamblesë: Jemi vend i vogël, por me identitet në Europë
Previous article HAPET BYPASSI I TEPELENËS/ Rama: I trashëguar ndër dekada si një shteg buzë kalasë së Ali Pashës, sot lidh dy segmente të rëndësishme rrugore (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË FIER/ Makina përplaset me barrierat mbrojtëse, shoferi... Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË FIER/ Makina përplaset me barrierat mbrojtëse, shoferi...

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg... Aktualitet

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg...

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët Aktualitet

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT