• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
25-VJETORI I PRANIMIT TË SHQIPËRISË NË KE/ Ruçi letër presidentit të asamblesë: Jemi vend i vogël, por me identitet në Europë
Home
Politikë

25-VJETORI I PRANIMIT TË SHQIPËRISË NË KE/ Ruçi letër presidentit të asamblesë: Jemi vend i vogël, por me identitet në Europë

13 July, 2020 Delo.autor Politikë

Me rastin e 25-vjetorit të pranimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës kryetari i kuvendit Gramoz Ruçi i ka dërguar një letër Presidentit të Asamblesë Parlamentare të PE, Rik Deams, duke i treguar më së shumti për arritjet e vendit në këto 25 vite. Ruçi në letrën e tij thotë se Shqipëria ka bërë progres të madh drejt demokracisë e të drejtave të njeriut.

“Sot vendi im, Shqipëria, mbush 25 vjet si anëtare me të drejta të plota e Këshillit të Europës. Gjatë këtyre viteve, me mbështetjen e fuqishme të Këshillit të Europës dhe partnerëve tanë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, Shqipëria ka bërë përparime shumë të mëdha drejt parimeve e standarteve të demokracisë, konsolidimit të institucioneve demokratike, respektimit të të drejtave të njeriut dhe  sundimit të shtetit të së drejtës.

Bashkëpunimi i Shqipërisë me Këshillin e Europës përfshin aktualisht mjaft fusha me rëndësi jetike për progresin e vendit, si forcimi i demokracisë nëpërmjet ligjit, reformimi dhe forcimi i sistemit të drejtësisë, lufta kundër terrorizmit dhe financuesve të tij, lufta kundër korrupsionit, pastrimit të parave dhe trafikimit të qenieve njerëzore, mbrojtja dhe konsolidimi i të drejtave të pakicave etj.

Kuvendi i Shqipërisë është aktualisht i angazhuar në mbështetjen e reformave të rëndësishme në kuadrin e integrimit europian të Shqipërisë, si reforma zgjedhore, reforma në drejtësi dhe plotësimi i rekomandimeve të Këshillit Europian, për përgatitjen e kuadrit negociues dhe çeljen e negociatave.

Europa është sot vendi më i bukur në botë. Programet e zhvillimit të 70 vjetëve të fundit, të mbështetura nga Këshilli i Europës, Bashkimi Europian dhe vendet e tyre anëtare, e kanë bërë kontinentin më pak konfliktual dhe më shumë solidar dhe kanë zbutur mjaft prej asimetrive të kontinentit, të trashëguara nga historia. Kufijtë kulturorë dhe politikë të Europës po bëhen më pak të përfillshëm dhe po afrohen gradualisht me kufijtë gjeografikë të saj. Goditja prej pandemisë na rikujtoi, gjithashtu, për rëndësinë e vlerave tona të përbashkëta.

Shqipëria është një vend i vogël dhe periferik i Europës, por me identitet, histori e rrënjë në kulturën dhe qytetërimin europian. Vendi im, ashtu si Ballkani Perëndimor, po shndërrohet gradualisht në një vlerë të shtuar për familjen europiane.

Me rastin e 25-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës, gjej rastin të përsëris angazhimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të kontribuar në përmbushjen me sukses të standarteve të kësaj organizate të madhe europiane, përkushtuar të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të shtetit të së drejtës dhe t’Ju ftoj për një vizitë zyrtare në Shqipëri, në një kohë të përshtatshme për Ju,”- shkruan në letrën e tij Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKOHET FOTO E PACIENTIT ME SIMPTOMA TË RËNDA NË INFEKTIV/ Manastirliu: Nuk është lojë, rrezikohet jeta!
Previous article DHUNOHET BARBARISHT ME HEKUR E SOPATË 16-VJEÇARI/ Rrëfimi i dhimbshëm i motrës që pa gjithçka: Vëlla ra në tokë i mbuluar në gjak, sherri nisi për…

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë Politikë

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin Politikë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT