Deputeti i Partisë Demokratike Ogert Bylykbashi i cilësoi si hipokrizi projekligjet për hapjen e dosjeve të propozuara nga Enkelejd Alibeaj dhe Ermonela felaj në Komisionin e Ligjeve.
Bylykbashi propozoi që të rikthehet ligji për lustracionin i vitit 2008 dhe jo të bëhen arnime ligjore të kota.
Alibeaj tha se nëse bëhet hapja e dosjeve atëherë ligji i lustracionit diuhet të bëhet i plotë ku të gjithë funksionarët e aparatit shtetëror dhe politik të regjimit të largohen nga administrate.
“Nëse na dëgjojnë ata që soyt janë në varr, sot ata rrotullohen nga ftohtësia e hipokrizisë suaj. Ata sot se e kuptojnë që mund të ketë vdek kot fare, se dikur edhe kanë qenë me atë bindjen se kanë qenë kundër një regjimi, tani ju trashigimtarët e atij regjimi thoni që e gjitha ka qenë kot. pasi ju kurrë nuk keni guxuar të bëni një meakulpa.
Po e them që në fillim çfarë mendoj unë, ne dihet të kthejmë ligjin e vitit 2008 për lustracionin. Lustracion preciz me mekanizma për të hequr të gjithë ata që e kanë shkaktuar atë gjëmë, duke filluar nga drejtuesit politik që ngritën atë regjim kriminal dhe te drejtuesit e gjithë
Të gjithë ata që janë të dukshëm janë anëtarë të Partisë Socialiste. Po të kishte funksionuar siç duhet ligji i 95 PS jo vetëm që do të ishte boshatisur do të ishte mbushur me gjak të ri dhe ndoshta kursi i demokracisë shqiptare do të ishte krejt tjetër. Ishit ju që kërkuat të rrëzohej ligji i lustracionit në 2008-ën.
Tani po them qëndrimin tim politik: Të rikthejmë lustracionin me ligjin e 2008-ës.
Kjo gjë o bëhet mirë ose për ta bërë pis dhe llumë nuk bëhet. Unë mendoj se dhe duhen dënuar anëtarët e skuadrave të pushkatimit”, tha Alibeaj.


