• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ç’po ndodh mes dy Koreve, shansi i ri për dialog për paqen
Home
Nderkombetare

Ç’po ndodh mes dy Koreve, shansi i ri për dialog për paqen

10 January, 2018 Redaktor2 Botë, Nderkombetare

Bisedimet për Lojërat Olimpike Dimërore mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut janë një shans i ri për një dialog serioz për paqen.

Gjatë dy viteve të fundit nuk ka pasur bisedime të drejtpërdrejta midis Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut. Ndërkohë udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim, bëri në fjalimin e tij për Vitin e Ri një ofertë për bisedime dhe ofroi të dërgojë atletë koreano-veriorë për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore në Pjeongçang, të cilat fillojnë brenda pak javësh. Po ashtu u riaktivizua edhe lidhja e posaçme telefonike mes Phenianit dhe Seulit zyrtar.

Në krye të delegacioneve persona të rëndësishëm

Përfaqësuesit e të dyja palëve zhvilluan edhe takimin e tyre të parë në fshatin Panmunjom të Koresë së Jugut, që gjendet në rajonin kufitar mes dy vendeve. Madje ato arritën edhe një marrëveshje për pjesëmarrjen e sportistëve.

Eksperti për Korenë Hartmut Koschyk, tha në një intervistë për radion publike gjermane DLF, se “kjo tregon se midis dy vendeve ka një shans për një dialog serioz”. Delegacionet e të dyja palëve udhëhiqen nga persona të rëndësishëm. Sidomos delegacioni koreano-verior, i cili drejtohet nga Ri Son-Gvon një person tepër i besuar i Kim Jong-Unit. Megjithatë sipas ekspertit Hartmut Koschyk nuk mund të pritet ndonjë zgjidhje e shpejtë në mosmarrëveshjet për programin bërthamor koreano-verior. Sipas ekspertit Koschyk, të dy vendeve u duhet dhënë kohë në këtë çështje.

Nuk priten zgjidhje të shpejta

Bisedimet u përqendruan fillimisht tek Lojrat Olimpike, të cilat duhet të shndërrohen “në lojëra olimpike të paqes”. Megjithatë, në planin afatgjatë, çështja e programit bërthamor nuk mund të përjashtohet edhe nga këto bisedime. Sipas ekspertit Hartmut Koschyk përmes këtyre bisedimeve Koreja e Veriut synon që duke bashkëpunuar me Korenë e Jugut të vazhdojë nga njëra anë  zhvillimin ekonomik të vendit dhe nga ana tjetër të jetë në gjendje të bisedojë me SHBA-në në kushte të barabarta.

Jo fjalëve dhe deklaratave agresive

Eksperti për Korenë, Hartmut Koschyk kërkoi që Kim Jong-Un të mos quhet si “i marrë” ose “i çmendur”. Ai vërtet përfaqëson një diktaturë mizore, por një zhvillim në konfliktin korean mund të arrihet vetëm në bisedime me të.

Sipas ekspertit Koschyk vendimtar për konfliktin është qëndrimi i përbashkët i bashkësisë ndërkombëtare. Vetëm një qëndrim i tillë është ajo që i bën përshtypje Kim Jong-Unit. Fjalët dhe deklartat agresive dhe marciale si ato të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, nuk kanë më efekt. Bashkësia ndërkombëtare duhet të garantojë që bisedimet të zhvillohen në qetësi – dhe të  kujdeset që “filizi delikat” i kontaktit të mos dëmtohet.

DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I riu me HIV përdhunon 5 herë të moshuarën 82-vjeçare. Ja ç’ndodhi në banesë
Previous article AXHENDA NDËRKOMBËTARE 10.01.2018/ Nga Macroni në Pekin tek takimi i ministrave kundër migrimit në Berlin

Redaktor2

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT