NGJARJE KRYESORE
PEKIN – Emmanuel Macron diskuton për çështjen e klimës në ditën e fundit të vizitës në Kinë, gjatë të cilës ai u përpoq të krijonte një aleancë auroaziatike me homologun, Xi Jinping.
ROMË – Samit i vendeve të Evropës Jugore, me pjesëmarrjen e kryeministrit italian, Paolo Gentiloni dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, kushtuar situatës migratore.
TË TJERA
DAMASK – Vizita e parë në Siri e zyrtarit të OKB-së i ngarkuar me çështjet humanitare, Mark Lowcock.
TUNIS – Mobilizim kundër jetës së shtrenjtë në Tunizi.
BEJRUT – Forcat e regjimit në Siri avancojnë përballë xhihadistëve në provincën Idleb.
BERLIN – Takim i ministrave gjerman dhe hungarez i Punëve të Jashtme, vendet e të cilëve janë kundër politikës migratore.
BERLIN – Linja e fundit e diskutimeve mes konservatorëve dhe social-demokratëve për një qeveri të mundshme.
LONDËR – I arrestuar në Londër dhe nën goditjen e mandatarrestit evropian, biznesmeni Alexandre Djouhri del para Gjykatës së Westminsterit.
HAGË – Konferencë e ambasadorit të ri të SHBA-së në Holandë, Peter Hoekstra, kritikuar për deklaratat anti-myslimane.
KOMBET E BASHKUARA – Këshilli i Sigurimit të OKB-së debaton për situatën në Kolumbi dhe në Darfur.


