Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Besa Shahini ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook duke dhënë një detaj mbi pyetjen, aq shumë të komentuar, që iu ra maturantëve në testin e letërsisë: Çfarë bëri Turi?. Shahini njofton se pyetjes i janë përgjigjur saktë rreth 12 mijë maturantë.
Statusi i plotë: Për të gjithë ata që akoma pyesin se “Çfarë bëri Turi?”, dua t’ju rikujtoj se janë rreth 12 mijë maturantë (17-18 vjeçarë) që e kanë dhënë përgjigjen e saktë në këtë pyetje.
Pra, gjithandej në Shqipëri ka të rinj më mirë të arsimuar se sa ata që po përpiqen të kritikojnë reformat e PS-së në arsim.