Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale në mbështetje të policisë në këto ditë protestash.
Përmes një video ku shihet me efektivët e policisë dhe të shoqëruar edhe me këngën “The Best” të Tina Turner, Rama shpreh respekt për ta dhe u bën thirrje për durim e vetëpërmbajtje me të rinjtë që protestojnë dhe forcë ndaj gurëhedhësve dhe zjarrvënësve të maskuar.
“Respekt dhe po, jeni më të mirët në këto ditë agresioni me gurë e me zjarr mbi ëndrrën e Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian. Durim dhe vetëpërmbajtje me të rinjtë që protestojnë. Forcë me gurëhedhësit dhe zjarrvënësit e maskuar”, shkruan Rama.


