Kamza është tronditur sot nga një krim i rëndë, ku ushtaraku 40-vjeçar Ngushellim Manzi ka vrarë me armë zjarri vëllezërit Selam dhe Nazmi Islamaj, si dhe ka lënë të plagosur rëndë Shefqet Ismailajn.
Ai është arrestuar nga policia, ndërsa i është sekuestruar edhe arma e zjarrit. Mësohet se autori, viktimat dhe i plagosuri kanë qenë fqinjë dhe se konflikti ka ardhur pas një sherri momental.
Autori, në momentet e para të arrestimit, nuk ka pranuar të bëjë asnjë deklaratë.
Ndërkohë, në spital, në gjendje të rëndë, ndodhet vëllai i dy viktimave.


