• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“E PËRJETOJNË SI…”/ Mjekja tregon përballjen 6-mujore me COVID-19: Ç’më kërkonin të infektuarit në telefon, ja frika e tyre më e madhe
Home
Sociale

“E PËRJETOJNË SI…”/ Mjekja tregon përballjen 6-mujore me COVID-19: Ç’më kërkonin të infektuarit në telefon, ja frika e tyre më e madhe

9 September, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mjekja epidemiologe pranë Institutit të Shëndetit Publik, Rovena Daja, foli në rubrikën “Opinion”, në Neës24, lidhur me situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit. Daja tha se në dy spitalet Covid po trajtohen pacientë të infektuar dhe të negativizuar, por që vijojnë të kenë probleme shëndetësore.

“Në dy spitale kemi të shtruar pacientë të konfirmuar pozitivë, por edhe pacientë që kanë qenë pozitivë dhe janë negativizuar, por që kanë ende probleme shëndetësore. Një numër i madh pacientët po trajtohen në shtëpi dhe ndiqen nga mjeku i familjes. Numri i këtyre të fundit është shumë, shumë më i madh se i të shtruarve. Gjatë javës së fundit, numri i rasteve me koronavirus është ulur”, u shpreh Daja.

Intervista:

Pse ka ulje?

Ndoshta, për shkak të stinës së verës, njerëzit kanë qenë në plazhe, s’kanë pas kontakte, kanë filluar të ndryshojnë stilin e jetës dhe kuptojnë se duhet të mbajnë distancë e maska. Unë mendoj se shifra do rritet, pasi do të hapen shkollat.

Sa paraqiten rëndë?

MSH konfirmon se kemi 199 pacientë të shtruar, 19 në terapi intensive, 5 të intubuar, si dhe disa pacientë të negativizuar.

Vetëvrasja e dy pacientëve te Covid-2, çfarë mendoni se ndodh me njerëzit, kur mësojnë se janë infektuar?

Kontakti im me pacientë që iu kam thënë se janë infektuar nuk ka qenë shumë i madh, megjithatë unë kam komunikuar raste pozitive dhe stigma ishte e jashtëzakonshme. Stigma është e njëjtë sikur po i raporton një personi se është me HIV, ndërkohë që kjo nuk është një sëmundje e transmetueshme. Nuk e kam kuptuar asnjëherë pse është kjo stigmë, por mbase për faktin se personat duhen izoluar. Kam pas dhe raste që kanë kërkuar t’iu telefonoj çdo ditë, thjesht për të komunikuar me to, t’iu flisja për sëmundjen. Ata më tregonin për simptomat, shpesh nuk kishin asnjë simptomë. Stigma është shumë e madhe, ana psikologjike e tyre rëndohet, sidomos te personat që më parë mund të kenë pas probleme të ndryshme.

Ka pasur njerëz që kanë thënë se mund të vdesin?

Jo, por kanë thënë se çfarë do të bëhet tani me mua. Unë ju kam thënë se nuk do të ndodhë asgjë, mjeku i familjes do iu japë shërbimin dhe pasi kam komunikuar gjysmë ore me to, e kanë mbyllur telefonin më të qetësuar. Nëse pacientët rëndohen nga ana psikologjike, është më e vështirë të përballojnë virusin. në momentin që personi mëson se është pozitiv, duhet sqaruar për çdo gjë nga epidemiologu. nëse ata sqarohen për çdo detaj, ata janë më të qetë dhe e kalojnë më lehtë.

Ka dhe njerëz që refuzojnë të kryejnë testin. Madje ka pas dhe raste që më kanë telefonuar dhe më kanë thënë që kanë shenja, por kur iu kam ofruar të bëjnë testin, nuk kanë pranuar. Ata kanë shkuar vetë në qendrën shëndetësore, kanë marrë tamponin, duke u fshehur që komshinjtë e tyre të mos e marrin vesh. Njerëzit gjejnë mënyra për të marrë tamponin.

Çfarë përvoje keni fituar në vijën e parë të luftës me virusin?

Është një përvojë e jashtëzakonshme, që nuk e kisha menduar. Kemi fituar një eksperiencë shumë të madhe, në radhë të parë si të përballemi me situata të vështira, me frikën se mund të infektohesh vetë apo familjen. Ka qenë një eksperiencë speciale.

Rihapja e shkollave, si pritet të nisë ky vit shkollor, a jemi gati?

Me frikë e filluam mësimin për maturantët dhe ata e mbaruan me sukses maturën, nuk patëm persona pozitivë. Nuk e vë në dyshim që disa prej tyre nuk e kanë përdorur maskën si duhet, por ne i çuam në shkollë. Edhe çerdhet e kopshtet i kemi të hapur dhe situata deri më tani është menaxhuar mirë. Efekti që mund të ketë mësimi në shtëpi mund të jetë më i madh. Unë them se fëmijët duhet të shkojnë në shkollë. Unë them se mund t’ia dalim. Unë shpresoj që shkollat do të ecin mirë, edhe pse mund të mbyllen, nëse do të ketë raste.

Kur një mësues infektohet çfarë ndodh në atë shkollë?

Në momentet që një mësues do të ketë shenja do të kryhet hetimi epidemiologjik, pra do ndiqen rastet e kontaktit. Pastaj do të shihet nëse ai e ka përdorur maskën. Nëse një person ka shenja dhe përdor maskën, qëndron në distancë, nuk ka kontakte pozitive të këtij personi. Ne kemi pasur raste pozitive edhe në bankë, kur një vajzë ishte infektuar dhe ka punuar deri ditën e fundit. Ajo kishte respektuar rregullat dhe nuk patëm asnjë rast tjetër pozitivë. Nëse ndodh në shkolla, nxënësit do vijojnë nga shtëpia, derisa të sqarohet situata. Nuk është një eksperiencë e re për ne.

Çfarë keni arritur të mësoni më shumë për Covid-19?

Në fillim edhe ne ishim goxha të stresuar si do ta përballonim situatën, punonim deri në orët e vona, por tani jemi më të qetë, sepse kemi njohur shumë raste, kemi parë si menaxhohet situata. Mendojmë se do arrijmë t’ia dalim kësaj situate së bashku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "RAMA I NEVERITSHËM ME NJË MANDAT TË 3?" Mustafa Nano sqaron intervistën e "pasqyruar keq": Ja çfarë thashë
Previous article "ÇFARË BËRI TURI?" Shahini i përgjigjet Kryemadhit: Ja sa maturantë u përgjigjën saktë

F.autor

Postime të ngjashme

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit Aktualitet

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT