Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj tha se me urdhër të Ramës Parlamenti u kthe në një hetusi dhe gjykatë për Prokurorinë. Sipas tij, Saimir Tahiri ka qenë kapiteni i narko-shtetit me bekim të Ramës.
Albeaj shton se radarët nuk punonin në shumicën e drogës për të lejuar transportin e drogës.
Më tej, demokrati shton se shefi i qeverisë përdor dy standard. PS në kom e mandateve me urdhër të Ramës nuk lejoi drejtësinë të funksionojë. I dha kohë Tahirit të zhdukë çdo provë e objekt komprometues.
Rama ka vënë gjithë shtetin në funksion t paktit të tij kriminal.
Ai do që Tahiri t’ia hedhë pa u lagur, në mënyrë që të shpëtojë ai dhe Rama. Nëse do miratohej kërkesa e prokurorisë Tahiri do merrte me vete dhe ramin për shkak të fakteve që Tahiri ka për të.
Ka përfituar 20 milionë euro që i duheshin për fushatën, ai sërish u mor në mbrojtje nga Rama.
Historia është e thjeshtë, parlamenti gjykon vetëm legjitimitetin dhe ligjshmërinë e kërkesës, nuk pranon dhe gjykon prova, pasi nuk është gjykatë.
Parlamenti gjykon politikisht dhe jo si gjykatë, por me urdhër të Ramës ai u kthye në hetuesi dhe gjykatë.
Tahiri u lejua të kërcënojë, dhunojë prokurorët. E vërteta është se Tahiri me bekimin e Ramës ishte kapiteni i narkoshtetit.
Lidhja e tij me krimin ka ndodhur shumë kohë më parë se të bëhej ministër, ai përdori bandat në zgjedhjet e 2013. Ai u bë ministër nga Rama si garanci për krimin.
Qindra tonelata drogë kalonin territorin e Shqipërisë dhe nuk kapeshin, kjo shpjegon se radarët nuk punonin në shumicën e kohës dhe si u vunë në funksion të drogës pistat e avionëve.
Rama ka dy standarde për drejtësinë, një për Tahirin dhe një për qytetarët. Rama nuk e lëshon Tahirin, sepse janë bashkëpunues në aktivitetet kriminale. Me ramin drejtësia ka rënë, shteti po, Vettingu po”, tha Alibeaj.


