Në një kohë kur projektligji për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar do të kalojë në Kuvend për miratim, duke hasur me kundërshtinë e një grupi artistësh, vjen reagimi nga kryeministri Edi Rama.
Ky i fundit gjatë ceremonisë së inaugurimit të ‘Turbinës’, deklaroi se nuk duhet të shtrohet pyetja; a duhet të ruhet apo jo godina e Teatrit Kombëtar’.
Ai tha se nuk u takon aktorëve dhe regjisorëve që të vendosin nëse do të ndërtohet apo jo godina e re, por profesionistëve të fushës.
Mes të tjerash ai e cilësoi të gjithë këtë reagim një estradë politike, ndërsa tha se Godina e humbi bastin aventuresk.
“Teatri Kombëtar është në ndërtim rrënjësor. Mjafton të shohësh Teatrin, Muzeun, që ende nuk është vënë dorë për t’u ndjerë mirë. Por janë mjaftë që gojtoren e shqyera të baltës të qepen. Të më falni edhe pak, që përpara se të hapen dyert e kësaj skene se pyetja e vërtetë që duhet bërë nëse duhet të ruhet ngrehina absurde e teatrit? Jo nuk është kjo pyetja e vërtetë dhe nuk ka asnjë sens që ta kërkojnë aktoret. Ata s’kanë se si të marrin të drejtën e vendimmarrjes për ruajtjen e godinës së re apo të ruaj të vjetrën. Ajo nuk është pronë private, por mjedis i publikut. I takon vendimmarrëseve të votuar nga qytetarët, që të marrin vendimin. Të flitet për godina s’janë aktorët, e regjisorët, por arkitektet dhe ndërtuesit. S’ka debat a duhet apo s’duhet. Godina e Teatrit Kombëtar mund të jetë dhe mund të mos jetë pjesë e historisë së teatrit. Në rastin tonë nuk është”, tha Rama.


