• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HISTORIA E TRISHTË/ Nëna që humbi fëmijët: Më ndihmoni t’i gjej. Unë nuk kam asnjë…
Home
Jetë

HISTORIA E TRISHTË/ Nëna që humbi fëmijët: Më ndihmoni t’i gjej. Unë nuk kam asnjë…

2 July, 2018 g.autor Jetë

Yeni Gonzalez, nga Guatemala, kaloi ilegalisht kufirin e Shteteve të Bashkuara dhe u veçua nga fëmijët e saj. Zëri i Amerikës po ndjek përpjekjet që ajo po bën për të marrë fëmijët nga qendrat e largëta ku ata po mbahen.

Siç njofton nga Arizona korrespondentja e Zërit të Amerikës, Celia Mendoza, ky është vetëm një ndër rastet e 2 mijë fëmijëve të veçuar nga familjet e tyre.

Pasi u mbajt për 43 ditë nga autoritetet amerikane të emigracionit dhe pasi e ndanë nga tre fëmijët e saj në kufirin jugor ndërsa po përpiqej të kalonte ilegalisht, Yeni Gonzalez u lirua me kusht.

Ajo foli me Zërin e Amerikës pasi doli nga qendra e mbajtjes së emigrantëve në Eloy, të shtetit Arizona.

“Do të filloj të kërkoj fëmijët e mi… Ka qenë shumë e vështirë për mua. Mu thye zemra në njëmijë copa kur më morën fëmijët nga krahët”, thotë zonja Gonzalez.

Ajo u mbajt për 5 javë në këtë qendër të emigracionit në Eloy të Arizonës, 3800 kilometra nga Nju Jorku, ku janë dërguar fëmijët e saj, pasi u veçuan kur po kalonin kufirin ilegalisht.

Yeni u merakos.

“U luta që të më kontaktojnë me telefon dhe më thanë ‘jo, nuk ka telefonata’. Iu luta që të mësoja diçka për fëmijët e mi, prej të cilëve nuk kam dëgjuar prej ditësh dhe më thanë ‘e di çfarë? Ti do të deportohesh në Guatemala dhe fëmijët e tu do të mbeten në duart e kësaj qeverie”, rrëfen zonja Gonzalez.

Gjatë intervistës për Zërin e Amerikës, Yeni tha se nuk ishte në dijeni të politikës për “Tolerancë Zero” që e ndau nga fëmijët e saj. Ajo tha se po ta kishte ditur, nuk do t’i sjellë fëmijët.

Tashmë ata ndodhen në Nju Jork, në qendrën Cayuga. Lirimi i Yenit me kusht u mundësua nga donacionet.

“Garancia u pagua nga disa familje, nëna të qytetit të Nju Jorkut. Falë Zotit më dërguan konfirmim me mesazh se kishin paguar garancinë prej 7500 dollarësh”, thotë Jose Orechena, avokati i Yenit.

Lirimi i saj koinçidoi me vizitën në qendrën e emigracionit në Tucson të Arizonës, nga Zonja e Parë, Melania Trump, e cila po e ndjek nga afër situatën e familjeve pa dokumenta dhe punën që po bëjnë autoritetet.

“Jam këtu për t’ju mbështetur dhe për t’ju dhënë ndihmën time për çfarë nevojitet për fëmijët dhe familjet”, tha zonja Trump.

Administrata Trump thotë se do të ribashkojë familjet.

“Ata bashkohen rrjedhimisht me familjarët, por sipas legjislacionit tonë për sa kohë që prindi mbahet në paraburgim, fatkeqësisht ata nuk mund të bashkohen dhe do të vazhdojnë të mbahen”, tha Alex Azar, Sekretar i Shëndetësisë dhe i Shërbimeve Njerëzore.

Yeni Gonzalez mezi pret të përqafojë sa më parë fëmijët e saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEOJA LEMERITËSE/ Si i dhunojnë dy edukatoret fizikisht fëmijët në kopësht. Arsyeja...
Previous article ÇËSHTJA E "TEATRIT"/ Rama nga inagurimi i "ARTURBINA": Nuk iu takon artistëve të vendosin për...

g.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Propozim spektakolar për martesë në majë të Empire State Building, arrestohet çifti rus Jetë

PAMJET/ Propozim spektakolar për martesë në majë të Empire State Building, arrestohet çifti rus

KËSHILLAT QË JU DUHEN/ Si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit Jetë

KËSHILLAT QË JU DUHEN/ Si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru Jetë

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT