Në emisionin “Dita e 8” e gazetarit Alfred Peza, politologu Afrim Krasniqi, foli mbi debatin e javës së fundit atë të ardhjes së 600 mijë refugjatëve, sirianëve në Shqipëri.
“Unë mendoj që ka qenë pjesë e bisedimeve lidhur nga informacionet që unë kam, dhe pala shqiptare nuk e ka refuzuar dhe nuk e ka diskutuar. Nga media ndërkombëtare arriti në vendin tonë. Kemi patur krizën dy mujore me Kosovën, dhe sot pasi pati një reagim të madh pala amerikane ka reaguar me tëpër diplomacy.
Çdo kryeministër i Shqipërisë është i gatshëm, ka qenë, dhe vazhdon të jetë i gatshëm ta ofrojë këtë mbështetje. Unë kam bindje personale që do miratohej.
Po thoni se Rama po përgatitet për mandatin e tretë?
Në Shqipëri gjithçka ndodh. Po pati interes edhe mund të përdoret në formatin mediatik. Në çdo politikë pjesa e procedurave të bisedimeve nuk është vetëm europian, por ndërhyn edhe pala amerikane. Në Turqi përshembull strehohen më tepër se 3 milionë refugjatë, dhe në fund marrin shuma marramendëse mbështetjeje. Madje edhe Amerika është pragmatiste për çështjen e refugjatëve.
/AlpeNews.al


