Një entuziazëm i parrëfyer ka shpërthyer brenda gardhit të SHQUP dhe selisë së LSI, pas vendimeve dhe qëndrimeve të fundit të Presidentit të Republikës në raport me qeverinë. Një entuziazëm që kuptohet, është brenda rrethit të atyre pak satelitëve që kanë "fatin e madh", që ti rrinë pranë kryetarëve të dy...
Ka një zhvillim të ri, cilësisht ndryshe në këtë fillim viti 2019 në kampin opozitar, pas refuzimit të studentëve të vërtetë të dhjetorit 2018, për tu përdorur politikisht prej saj. Ajo mund të përmblidhet me dy fjalë që simbolizojnë dy polet e minorancës sonë.Nga njëra anë kemi partitë opozitare me në krye...
Procesi i dekriminalizimit të politikës shqiptare realizuar deri më sot, ishte vetëm gjysma e gotës së një procesi, për të cilën ka nevojë Shqipëria. Një nevojë ulëritëse, urgjente dhe e tejkaluar, por gjithësesi në limitet e fundit të kohës, për të rikthyer shpresën tek të zhgënjyerit. Rasti i rënies në pranga...
Shqipëria nga sot e disa muaj të tjerë, përderisa Gjykata Kushtetuese të jetë në gjendje të japi një vendim pas ristrukturimit, do të ketë dy poste të larta me persona që do i ushtrojnë ato “de jure”. Presidentin e Republikës dhe ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme.Për ironi të fatit, ato janë as më...
Ka një dyzim të hatashëm në jetën e Ilir Metës, të paktën që nga koha kur ai u zgjedh President i Republikës, e deri në ditët tona. Një dyzim ku po bëhet gjithmonë e më e pamundur, të dallosh kufirin mes pjesës së saj zyrtare dhe asaj jo zyrtare. Mes të drejtave të Presidentit dhe detyrimeve të Ilir Metës. Mes...
Mosdekretimi nga ana e Presidentit, i Gent Cakës si ministër i Punëve të Jashtme, nuk ka asnjë shkak Kushtetues. Ai është thjeshtë njeriu i duhur, në vendin dhe kohën e gabuar.Gent Caka është një sebep i madh, emri i të cilit nuk ka asnjë lidhje, me "argumentat" e Ilir Metës për të mos e dekretuar atë.Ilir Meta...
Ka ndodhur diçka shumë interesante me protestën e studentëve, e cila përveç të tjerash, shërbeu edhe si ajo pasqyra magjike e përrallave, ku gjithkush pa të projektuar në përfundim të saj, pamjen që donte të shihte vetë të realizuar në të ardhmen.Pamje në formën e dëshirave të paplotësuara pas 1990 në...
Tani që protesta e studentëve duket se u mbyll dhe auditoret po i rikthehen normalitetit, ajo që ra lehtësisht në sy përgjatë kohës së zhvillimit të saj, ishte diferenca mes qasjes së qeverisë dhe opozitës.Dihet tashmë se protestuesit e vërtetë, i caktuan qeverisë 8 kërkesa dhe nuk u ulën direkt për të negociuar...
Opozita me sa duket nuk mund tua falë studentëve të vërtetë, faktin se ata jo vetëm nuk i pranuan në fillim të dhjetorit që ti bashkoheshin atyre në shesh, por edhe i refuzuan kategorikisht. Një refuzim që kërkoi të mbante larg jo vetëm ndikimin, por edhe hijen e ngjyresat e flamujve të ndryshëm të klasës politike...