• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Pse opozita ishte më e irrituar se qeveria për protestën!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Pse opozita ishte më e irrituar se qeveria për protestën!

8 January, 2019 Redaktor1 OP-ED

Tani që protesta e studentëve duket se u mbyll dhe auditoret po i rikthehen normalitetit, ajo që ra lehtësisht në sy përgjatë kohës së zhvillimit të saj, ishte diferenca mes qasjes së qeverisë dhe opozitës.

Dihet tashmë se protestuesit e vërtetë, i caktuan qeverisë 8 kërkesa dhe nuk u ulën direkt për të negociuar rreth tyre. Por, refuzuan kategorikisht ndërkohë opozitën, për tu bërë pjesë e tyre. Studentët gjatë gjithë kohës janë fokusuar tek kërkesat e tyre të drejta, pa u përzier me asnjë kah politik.

Si duhet të përkthehet kjo?

Qeveria u shkund nga “shuplaka” e studentëve, por e mori me seriozitet dhe impenjim mesazhin dhe u vu menjëherë në lëvizje të pandërprerë, për realizimin dhe adresimin e zgjidhjes së kërkesave të tyre.

Ndërsa qasja e opozitës kaloi nëpër disa faza në këtë raport të panjohur më parë për të, nga asnjë grup tjetër shoqëror që ka protestuar përpara studentëve.

Fillimisht opozita u refuzua, por ajo u përmbajt në mënyrë që të mos e jepte veten përpara opinionit publik, por edhe duke mos e kuptuar si duhet se kishte në shesh tashme një grup interesi që nuk kishte besim tek ajo. Kjo do të thotë se studentët nuk shohin tek opozita, alternativën për adresimin e nevojave të tyre.

Duke refuzuar dialogun me qeverinë, por duke mos patur kërkesa politike dhe duke ia adresuar asaj zgjidhjen e 8 pikave të nevojave të tyre, studentët treguan se megjithë skepticizmin, i vetmi autoritet nga ku kishin pritshmëri, ishte mazhoranca.

Më pas, kur e kuptoi se studentët e kishin seriozisht refuzimin e tyre, opozita kaloi në planin “B”: Në atë për të futur militantët e saj nëpër shkolla, universitete dhe forumet rinore, e për ta marë nga brenda kalanë e protestës. Por edhe ky plan dështoi.

Hapi i tretë që hodhi opozita për ta manipuluar protestën ishte në ditën kur tentoi që ta zhvendoste atë nga rruga e Durrësit përballë Ministrisë së Arsimit, për në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë godinës së Kryeministrisë.

Kur edhe ky hap dështoi, atëherë opozita tentoi ta merte peng protestën dhe ta devijonte qëllimin, nevojat dhe kërkesat e studentëve. Ishte koha kur qeveria me pak vështirësi e gjeti mënyrën për tu nisur komunikimin me studentët, derisa kuptoi përfundimisht se cfarë donin.

Kjo e coi atë në miratimin e VKM-ve përkatëse dhe firmosjen e urdhërave nga ana e Kryeministrit, që adresuan zgjidhjen e 8 kërkesave të tyre.

Pas kësaj, opozita e frikësuar se në janar studentët do të riktheheshin nëpër auditorë, sic edhe po ndodh, u hodh në veprim për të zbatuar planin ekstrem të përdhosjes më 7 janar të protestës së studentëve të vërtetë, duke u hakmarrë ndaj tyre.

Po pse ishte më e irrituar opozita me protestën?

Eshtë fare e thjeshtë: Sepse studentët i kanë zënë opozitës shqiptare sheshin. I kanë zënë institucionin kryesor që ka në demokraci, një opozitë parlamentare: Sheshet dhe rrugët ku protestohet për kauza qytetare! Pas kësaj, opozita shqiptare është vërtetë në hallin e saj më të madh. Sepse studentët dhanë shembullin të parët se mund ti zgjidhin kauzat, hallet, shqetësimet dhe problemet e tyre reale, pa ndihmën e kësaj opozite. Nëse kjo përsëritet edhe nga grupe të ndryshme interesi në të ardhmen, atëherë opozita ose një pjesë e saj, e kupton se është përpara sfids së ekzistencializmit!

Pse është më e qetë qeveria?

Sepse ajo është në vendin e vet, duke nxjerrë mësime të mëdha nga studentët e vërtetë dhe kërkesat e tyre të drejta dhe duke punuar për ti realizuar ato. Por, edhe duke reflektuar për të ardhmen!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TELASHE PËR VIDAL/ Ish-mesfushorit të Juventusit i marrin pronat (FOTO)
Previous article SI TEK FILMI "FROZEN"/ Pamjet FANTASTIKE nga lumi i Tiranës. Gjithçka ka...ngrirë! (FOTO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT