• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA PRONAT NË BREGDET TEK MAKINAT LUKSOZE/ SPAK kërkon konfiskimin e 9.1 mln eurove të grupit kriminal
Home
Breaking News

NGA PRONAT NË BREGDET TEK MAKINAT LUKSOZE/ SPAK kërkon konfiskimin e 9.1 mln eurove të grupit kriminal

18 November, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme konfiskimin e pasurive që dyshohet se lidhen me një grup të strukturuar kriminal të përfshirë në trafikun e narkotikëve.

Sipas SPAK, nga hetimet, ekspertimet kontabël dhe vlerësimet e kryera janë identifikuar pasuri të luajtshme, të paluajtshme dhe kuota në shoqëri tregtare, të cilat nuk justifikohen me burime të ligjshme të ardhurash, shkruan A2.

Vlera e përgjithshme e pasurive përllogaritet në rreth 9.1 milionë euro.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dërgoi më 17.11.2026 në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykim për konfiskimin e pasurive në kuadër të procedimit pasuror nr.10 të vitit 2025, bazuar në ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr. 85/2020, datë 2.7.2020.

Ky procedim pasuror është regjistruar mbi bazën e verifikimeve pasurore të kryera në funksion të procedimit penal nr.36 të vitit 2019, për veprat penale;“Trafikim i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” vepra të parashikuara nga nenet 283/a, 28/4, 333/a, 334 dhe 287 të Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera në kudër të procedimit pasuror nr.10 të vitit 2025, ekspertimet kontabwl dhe vlerwsues tw kryer u identifikuan pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme si dhe shoqëri tregtare në emër të subjekteve në hetim, familjarëve të tyre dhe personave të lidhur me ta, të cilat nuk justifikoheshin nga burimet e ligjshme të të ardhurave.

Vlera totale e pasurive me çmimin aktual të tregut është rreth 9.1 milionë euro.

Këto pasuri përfshijnë:

3 automjete
kuota në 4 shoqëri tregtare dhe në një person fizik;
24 pasuri të paluajtshme, kryesisht në Durrës (apartamente, njësi, truall dhe ndërtesë) dhe 2 vende parkimi në Vlorë.
Pasuritë e luajtshme:

Automjet i markës BMW, i vitit 2018.
Automjet i markës Mercedes Benz, modeli AMG GLE 63 4MATIC, viti 2017.
Automjet i markës BMW, modeli X6, i vitit 2021.
Kuotat e subjekteve tregtare:

Shoqëria tregtare “Marquess” sh.p.k.
Shoqëria tregtare “Felix Vinum” sh.p.k.
Shoqëria, Agjenci udhëtimi “Dubai im” sh.p.k.
Shoqëria TV-kabllor, Vlora CABLE, sh.p.k.
Personi fizik “O. Sh”.

Pasuritë e paluajtshme:

Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 282.5 m2 dhe “Ndërtesë” me sipërfaqe 248 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 58.9 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 63.4 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 65.5 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 61 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 48 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 58.9 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 175 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 199 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 123 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 548.32 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 355 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 120 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria me sipërfaqe 1.745 m2, e ndodhur ne Durrës.
Pasuria me sipërfaqe 1.745 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria me sipërfaqe 355 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria me sipërfaqe 285 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria me sipërfaqe 910 m2,e ndodhur në Durrës.
Pasuria me sipërfaqe 3050 m2, e ndodhur në Durrës.
Apartamenti me sipërfaqe 103,6 m2, e ndodhur në Durrës.
Apartamenti me sipërfaqe 85 m2, e ndodhur në Durrës.
Apartamenti me sipërfaqe 85 m2, e ndodhur në Durrës.
Vend parkimi nr. 10, e ndodhur në Vlorë.
Vend parkimi nr. 11, e ndodhur në Vlorë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSON KEQ/ Kapet me kokainë gati për shitje, arrestohet në Fier 41-vjeçari i dënuar dy herë për narkotikë
Previous article KREU TRE VRASJE NË SHKODËR NË VITET 2000/ Ekstradohet nga Nju Jorku, Valentin Ftoni

s.autor

Postime të ngjashme

FINANCOI TRAFIKIMIN E 485 KG KOKAINË/ U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg Kevin Markgjonin Aktualitet

FINANCOI TRAFIKIMIN E 485 KG KOKAINË/ U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg Kevin Markgjonin

E PËSON KEQ/ Kapet me kokainë gati për shitje, arrestohet në Fier 41-vjeçari i dënuar dy herë për narkotikë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Kapet me kokainë gati për shitje, arrestohet në Fier 41-vjeçari i dënuar dy herë për narkotikë

KREU TRE VRASJE NË SHKODËR NË VITET 2000/ Ekstradohet nga Nju Jorku, Valentin Ftoni Aktualitet

KREU TRE VRASJE NË SHKODËR NË VITET 2000/ Ekstradohet nga Nju Jorku, Valentin Ftoni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT